E Diel, 1 Nëntor 2026

E vërteta tjetër mbi klimën

Ngrohja e globit është një shpikje? Janë përherë e më të shumtë shkencëtarët që kundërshtojnë tezën e ndërrimit të klimës, të shkaktuar nga njeriu. Lëshimet e CO2 nga aktiviteti i njeriut, nuk shkaktojnë efektin e serës. E nuk është e vertetë, që akullnajat po shkrihen. Shkencëtarët mbështesin tezën se, Toka nuk ka "ethe" sepse në shekujt e kaluar, ka qënë shumë më e ngrohtë dhe shumë më e ftohtë. Një Tokë më e ngrohtë, i bën mirë jetës, pa efektin e serës planeti do të ishte i akullt. Anhidridi i karbonit, favorizon rritjen e florës. Shtimi i përqëndrimit të tij në atmosferë, mund të jetë një pasojë e ngrohjes së globit, e jo shkaku. Ndryshimet klimatike janë pasojë e fenomeneve naturale, sidomos nga aktiviteti i Diellit. Lëshimet industriale ndikojnë pak mbi ndryshimet klimatike.
Këto pozicione, janë kundër të gjitha pozicioneve të kohëve të fundit, që alarmojnë të gjithë opinionin botëror. Vetëm në javët e fundit, e ndihmuar edhe nga të ftohtit në SHBA dhe në Evropë, tezat kundërkorrente po krijojnë hapësirë në opinionin publik.
           Fakti është, se edhe çmimet Nobel, shkencëtarët e klimës, docentat e universiteteve, ekspertët e ambjentit fillojnë të jenë publikisht, të dyshimtë mbi “ global warming” ngrohjen e globit, e mbi parashikimet katastrofike të shumë ambientalistëve. Me 11 dhjetor, pak ditë para betimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që ka lajmëruar një plan, në favor të energjive të rinovuara, 650 shkencëtarë kanë paraqitur në Senatin amerikan një dosje me 230 faqe, në të cilin kundërshtojnë konkluzionet alarmante të Ipcc (Intergovernmental panel on climate change) të Kombeve të Bashkuara, e mbështesin tezën se ngrohja e planetit është një fenomen ciklik, jo i provokuar nga aktiviteti industrial.
Argumenti i parë në qendër të polemikave mbi klimën është ai i anhidridit karbonik: shtimi i tij sipas teoricienëve të ngrohjes së globit, duhej të ishte shkaku shpërthyes, i efektit të serës, me shtimin e temperaturave globale. Midis tyre është Fred Singer, drejtor i Nacoa, Komiteti i studimit të atmosferës dhe oqeanëve, i cili konstaton se njohja e bilancit të anhidridit karbonik, është jo i plotë”. Mundësia e ngrohjes nuk ka shkaqe antropike (të shkaktuara nga veprimtaria e njeriut), por varet në pjesën më të madhe, nga aktiviteti i diellit. Dhe është e mundur, që përqëndrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë të favorizojë rritjen e florës” - shpjegon Singer, gjatë një konference për shtyp. Jo vetëm kaq por falë “ efektit të serës, planeti ka një temperaturë mesatare +15 gradë dhe pa të, do të ishte –18”.
           Një zë tjetër jashtë korit, është ai i Ian Clark i departamentit të shkencave të Tokës në Universitetin e Ottawa-s. Clark mbështet idenë se në kursin e historisë, shtimi i anhidridit karbonik ka qënë përherë një pasojë dhe jo një shkak, për rritjen e tëmperaturave. Nga analizat e kampionave të akullit të nxjerra nga “korja” e oqeanit artik, rezulton që është dioksidi i karbonit, që ndjek shtimin e temperaturave e jo e kundërta. Fenomeni mund të shpjegohet me sjelljen e oqeanëve, që lëshojnë 80 gjigatonelate të dioksidit të karbonit në vit; ndërsa kjo vlerë e shkaktuar nga njeriu është 7 gjigatonelata. Philip Scott, profesor i mirënjohur i biogjeografisë, në “School of oriental and african studies” në Londër, kujton se oqeanet këmbejnë më shumë CO2,  me atmosferen kur temperatura rritet, dhe e mbajnë kur ulet.
Eshtë e vertetë, që njerëzimi nuk ka prodhuar ndonjëherë kaq shumë anhidride karbonike sa sot. Por sa është me origjinë antropike, dmth e shkaktuar nga aktiviteti i njeriut? Studimet e fundit, prodhimin e CO2 nga industria, e llogarisin në shifren 5 deri në 10%. Në vitin 2006 mjaftoi një erupsion i një vullkani në Malin Derapi në Indonezi, që shkarkonte një kolonë anhidridi karbonik, të gjatë 3 mijë kilometra. E llogaritet, që vullkanet në aktivitet në planet janë 1500. Megjithatë, ridimensionimi i të dhënave të mësipërme, nuk ka si qëllim, injorimin e pasojave të një zhvillimi ekonomik, aspak respektues, ndaj ambientit. Shkencëtarët, që kundërshtojnë katastrofizmin, nuk nënvlerësojnë, ndotjen dhe emergjencen e ekosistemeve të dobëta të Afrikës, Azisë, Amerikës së Jugut për shendetin e njeriut; ose ç’pyllëzimin.
           Një pikë tjetër debatesh është edhe frika e shkrirjes së akullnajave polare. Por edhe në këtë rast, frika nuk është reale. Deri në 1979-n akujt polarë, ishin rritur në shtrirje. Që nga viti 1980, në Polin e Veriut janë pakësuar gradualisht, deri në vitin 2006-të. Në 2007-n, kanë rifilluar të shtohen, sipas të dhënave të fundit. Petr Chylek M.K Dubey, në revisten “Geophysical research letters“ publikojnë të dhënat, që masa e akujve të Groenalandia-s është stabile ose në rritje.  Ndërsa Fred Goldberg, eksplorues i Oqeanit Artik, që çdo vit e viziton atë, ka referuar që në veren e vitit 2008, akujt përreth veriut të Groenlandia-s, ishin më të shtrirë gjysëm miljonë km katror, më shumë se në veren e vitit 2007.
Edhe në hemisferën e Jugut, akullnajat antartike duken në rritje. Universiteti i Illinoisit, që përpunon të dhënat e “National snow on ice”, (është pjesë e Nasa-s dhe studion kriosferën tokësore), ka bërë të njohur në tetor të 2007-s se bankiza antartike, ka arritur një rekord shtrirje. Në shtator të atij viti, akujt e Polit të Jugut mbulonin 16,17 miljona km katror, duke kaluar rekordin e 16,03 miljona, të vitit 2005.
           Në historinë e gjatë të Tokës, të paktën katër herë, polet janë shkrirë dhe riformuar. Në Mesozoiko (nga 245 deri 65 miljonë vite më parë) planeti ishte kaq i nxehtë, sa të jetonin dinozaurët. Në 3000-n para Krishtit, klima mbi Alpet, ishte subtropikale e lagësht. I nxehtë ka qënë periudha, nga vitet 800 e 1200 pas Krishtit, aq sa klimatologët e quajnë “periudha e nxehtë mesjetare”. Në ato vite Erik, i Kuqi, arriti të lundrojë deri tek një ishull gjigantesk, kaq i lirë nga akujt, sa të merrte emrin Greenland, Toka jeshile, Groenlandia e sotme. Më vonë, në periudhën, nga 1350-a deri 1850-n u rikthye të ftohtit. Një periudhë e butë u verifikua mes 1850-s deri në 1940-n ( me vitin më të nxehtë të shekullit në 1934-n). Mbi modelet matematikore bazohen shumë të dhëna të alarmistëve, mbi të ardhmen e klimes ( rritja e nivelit të oqeaneve, shkrirja e akullnajave artike dhe të alpeve). Por edhe këtu, siguria është e pakët. “ Fakti që matësat e pavarur, nga stacionet në tokë dhe nga satelitet, tregojnë se temperaturat globale, nuk rriten më që nga viti 1998, duhet të na bëjnë të reflektojmë mbi kapacitetin e leximit, nëpërmjet modeleve matematikore” - sinjalizon Luigi Mariani, docent i agro-meteorologjisë në Universitetin e Milanos.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›