Komenti/Vizita e kryeministrit Berisha në SHBA, mesazh edhe për zgjedhësit e 28 qershorit
Në fund të një mandati qeverisës, në foks të studimit dhe analizës politike të çdo studiuesi a politologu vihet pikërisht hallka e fundit e sistemit, rezultati ose të ashtuquajturat output-e. Nwqoftwse sistemi politik do tw konsiderohet si një mekanizëm apo si një ndërmarrje prodhimi, atëherë kerkesat e qytetarëve apo të zgjedhësve do lexoheshin si lëndë e parë ose si input-e. Janë pikërisht këto kërkesa të cilat do të përpunohen në ndarjet përkatëse të tw gjithë sistemit politik për të prodhuar rezultatin, ofertën politike ose output-et.
Pra, për ta thjeshtuar, detyra kryesore e një sistemi politik, e një qeverie, është njohja e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, analizimi i tyre në shumë këndvështrime, ofrimi i zgjidhjeve, marrja e vendimeve te duhura politike dhe arritja e rezultateve të cilat janë në shërbim dhe plotësojnë nevojat e qytetarëve. Këto rezultate janë njësia matëse e punës së një qeverie gjatë një mandati politik. Por jo vetëm interesi dhe fokusi i studiuesve u referohet këtyre rezultateve për të arritur në përfundime por edhe cdo qytetar, i cili është i aftë të realizojë në mënyrë objektive një analizë të thjeshtë dhe të japë vlerësime. Vota e një qytetari është e formësuar dhe e ndikuar nga një swrw faktorësh të cilët lidhen me formimin intelektual të votuesit, me bindjet e caktuara politike me lidhje apo edhe me interesa të caktuara partiake, por veçanërisht, vota lidhet me një fakor tepër të rëndësishëm, rezultatin tërësor tw një mandati qeverisës. Fakti se sa rezultative konsiderohet një qeverisje lidhet drejtpërsëdrejti me pozicionimin e votës së zgjedhësve.
Kjo parantezë shërben për të treguar se nëse do të bëhej një analizë e arritjeve të qeverisë Berisha gjatë këtij mandati qeverisës do të arrihej në përfundime thellësisht pozitive. Por pa kaluar tek demonstrimi i këtyre arritjeve dhe tek njw analizw e detajuar, vlen të theksohet fakti se vizita më e fundit e kryeministrit Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është çertifikimi i një qeverisjeje të suksesshme.
Çdo studiues, qytetar a militant politik, i cili e ka të vështirë ta shikojë pozitivitetin larg partisë me të cilën identifikohet, nuk mund të mohojë reformimin dhe ndryshimin rrënjësor që është bërë për herë të parë në vendin tonë gjatë kwtyre viteve të fundit. Ushtrimi i qeverisjes është një proces shumëdimensional, por ajo çka vihet re lidhet me faktin se gjatë këtij mandati ka pasur ndryshime pozitive nw çdo fushë. Më konkretisht, si asnjëherë më pare eshte regjsitruar njw rritje e fortw ekonomike, në terma të përgjithshme, mund të thuhet se ekonomia shqiptare doli nga gjendja e stanjacionit dhe në këto gati katër vite qeverisjeje njohu ritme tw shpejta zhvillimi. Gjithashtu, një sërë fushash të tjera pësuan një reformim të dukshëm; sektorw si arsimi, shëndetësia e drejtësia reflektuan dukshwm njw sjellje pozitive ndaj reformave. Reforma Zgjedhore ishte njw nga aksionet politike më të rëndësishme të ndërmarra në Shqipërinë postkomuniste, një reformë e realizuar me një konsensus të gjerë që do të mundësojë realizimin e zgjedhjeve të rregullta duke mos lënë vend për kontestime, referuar deficiteve të ndërtimit apo projektimit të sistemit elektoral. Te rëndësishme janë jo vetëm rezultatet e arritura nga ndërmarrja e këtyre reformave, por rëndësia e vërtetë lidhet me një plan më të gjerë, me planin etik, moral e demokratik. Pasi Partia Demokratike, duke i ofruar bashkëpunim opozitës për miratimin e vendimeve më rëndësi kombëtare, për herë të parë në historinë politike postkomuniste të vendit tonë do të hapë një rrugë të re politikëbërjeje. Për herë të parë PD-ja do të zbatojë me përpikmëri dhe rezultat një nga parimet më të rëndësishme të demokracisë, konsensusin politik dhe marrëveshjen, duke sjellë në këtë mënyrë edhe një frymë të re e duke i shtuar elementë më demokratikë kulturws sonw politike.
Suksesi i një qeverisjeje domosdoshmërisht matet edhe me rezultatet e politikës sw jashme. Gjatë këtij mandati qeverisës, është mundësuar hedhja e hapave të rëndësishme drejt integrimit euroatlantik. Nënshkrimi i MSA-sw dhe mbyllja e procesit tw ratifikimit tw saj nga tw 27 vendet anwtare tw BE-sw, marrja e ftesës për anëtarësim në NATO dhe pritja për antarwsim me të drejta të plota në paktin e Atlantikut në prill të këtij viti janë tregues të fuqishëm të një qeverisjeje e diplomacie veçanwrisht të suksesshme. Gjithashtu raport-progresi i fundit i Brukselit për vendin tonë fliste me tone pozitive duke vlerësuar arritjet dhe rezultatet. Fakti që një sërë investitorësh të huaj kanë ofruar bashkëpunimin dhe potencën e tyre financiare në një sërë fushash është fakt që tregon rritjen e besimit dhe zhvillimit në vendin tonë.
Ndërsa vizita e kryeministrit Berisha në SHBA dhe takimet e tij me eksponentw tw shquar tw administratws “Obama” janë treguesi i fundit dhe i padiskutueshëm që shërben për të bindur skeptikët dhe për të ndryshuar qëndrimet e tyre në lidhje me vlerwsimin e qeverisë. Kjo vizitë dhe vlerësimet e marra nga një sërë personalitetesh amerikane janë faktorw tw rëndësishëm, tw cilwt e gëzojnw popullin shqiptar dhe në të njëjtën kohë u hapin rrugë shpresave më të fuqishme. Vizita e kryeministrit Berisha në SHBA konfirmoi edhe njëherë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, por në të njëjtën kohë tregoi edhe vlerësimin që Uashingtoni i bën progresit të reformave dhe ecurisë së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në strukturat euroatlantike. Vizita e Berishës në SHBA dhe vlerësimet e marra janë një sinjal pozitiv për zgjedhwsit shqiptarw, janë një udhërrëfyes për zgjedhjet e ardhshme elektorale. Në këto vite qeverisjeje, Shqipëria ka ecur në drejtimin e duhur, në atë drejtim që shikon nga zhvillimi, progresi, integrimi, demokratizimi dhe mirëqënia. Dhe këto konfirmime, tashmw vijnw me gjuhën e figurave dhe personaliteteve mw tw forta tw SHBA-sw. Në kwtw panoramw, shqiptarwt duhet të ndihen tw kënaqur, shpresues dhe nëse u duhet të bëjnë një analizë të thjeshtë para hedhjes së votës në kutinë e votimit mjafton t’i referohen vizitës së kryeministrit Berisha në SHBA dhe vlerësimeve të marra nga shteti ku ka lindur Demokracia.