E vërteta vs. përgjegjësive
Lindita Nikolla
Në një vend që çdo ditë e më shumë po zhytet në krizë është absurde të dëgjosh kryeministrin në parada inaugurimesh, të “shqetësuar” shumë për fatin e Partisë Socialiste, si problemi më i madh i tij, edhe pse e gjithë makineria e pushtetit është sulur në një gjueti shtrigash ndaj socialistëve të thjeshtë duke i denigruar dhe hequr nga puna. E njëjta pamje e lodhur, e plakur dhe kameleonike më kujton ndodhinë e fushatës referendare për kushtetutën të vitit 1994 I afrohet po ky personazh një kulle malësore të veriut: “O i zoti shtëpisë kam ardhur me të lyp besën për kushtetutën”. Malësori i mençur i përgjigjet: “Kush je ti mor burrë, që pasi më ke rrethue kullën më lyp besën?”
Nuk e di pse më kujtohet kjo ndodhi sa herë që e shoh lart e poshtë nëpër Shqipëri, duke qarë hallin e socialistëve dhe Partisë Socialiste.
Sa qesharak duket kur flet për fitore historike edhe pse partia që drejton ka dalë e dyta. Sa pa moral shfaqet kur thotë se çdo vit të bëhen i fitoj zgjedhjet edhe pse qëndron në qeveri në sajë të shijes së “gjysmës së kalbur të mollës”. Sa i ekzaltuar është që mundi të sigurojë aferat korruptive të familjarëve të tij edhe pse vendi zhytet në krizë, edhe pse populli nuk i dha mandat për të qeverisur më 28 qershor.
Kam dëgjuar disa njerëz që thonë: i lumtë. Di t’ua hedhë të gjithëve. Padyshim shqiptarët e mençur dhe të ndershëm nuk mendojnë kështu. Ata nuk bashkohen dot me këto mendësi e ca më shumë t’i shpjegojnë këto sjellje si pjesë normale e politikës.
Socialistët mirëpritën vendimin e Asamblesë që konsideron rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit të papranueshëm, si një shprehje e deformuar e vullnetit të popullit, nga manipulimi elektoral para, gjatë dhe pas 28 qershorit.
Debati, ende pa dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, për largimin nga kreu i Partisë Socialiste të Edi Ramës, duke mënjanur shqetësimin e vërtetë të elektoratit socialist për deformimin e votës së tyre, mendoj se ushqeu “fitoren” e munguar të Berishës i pa mandatuar politikisht për të qeverisur më 28 qershor.
Shqiptarët nuk bëjnë dot pushime normale në bregdetin tonë nga mungesa e energjisë dhe ujit dhe ai tregon me gisht kundërshtarin, sipas tij të dobët. Vriten katër bij nënash dhe ai, përgjegjësi kryesor i ketij pushteti të paaftë, lan duart duke thënë se i bëra dëshmorë të atdheut… ndaj të largohet Rama nga Partia Socialiste.
Heq çdo ditë nga puna socialistë ish-komisionerë e vëzhgues dhe vetëmiklohet për standardet e larta në zgjedhje. Ai “superheroi” i (de)integrimit evropian, i shurdhët në ekstrem ndaj deklaratave të ndërkombëtarëve për parregullsi të mëdha në zgjedhje, ka hallin se si do shkojë fati i statutit të PS.
Partia Socialiste, si një forcë demokratike evropiane, ka zhvilluar dhe do të zhvillojë një debat të shëndetshëm analitik për gjithë veprimtarinë e saj.
Unë si pjesë e kësaj force politike, anëtare e Kryesisë dhe e zgjedhur vendore nuk e shoh veten jashtë këtij debati. Reflektimet personale do të jenë pjesë e gjykimeve në forumet e PS nga baza e në Kongresin e saj.
Por do të doja të ndaja me opinionin publik disa këndvështrime personale. Nuk mund të hesht para dëshirës së disave për të kthyer debatin tonë në një mjet për të instaluar regjimin e Berishës dhe largimin e vëmendjes nga ajo që realisht ka ndodhur në 28 qershor.
Së pari dua të bëj me dije lexuesit se arsyetimi im është i shtrirë në kohë, në dallim nga të tjerë, që referojnë arsyetimet e tyre ndryshe para dhe ndryshe pas 28 qershorit duke mbajtur madje edhe qëndrime të kundërta. Ofrojnë një Ramë para 28 qershorit dhe një Ramë tjetër pas 28 qershorit, kryesi e sekretariat ndryshe para 28 qershorit dhe një kryesi e sekretariat tjetër pas 28 qershorit, propagandues dhe shpalosës të programit të PS në elektorat para 28 qershorit dhe mohues deri në ekzistencën e programit pas 28 qershorit. Të kundërshtosh me forcë pas 28 qershorit po ato që ke mbrojtur me xhelozi para kësaj date, mendoj nuk është serioze.
Pa dashur të komentoj kurrkënd në të vërtetat e tij, po sjell të vërtetat e mia duke qenë po ajo anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste si para dhe pas 28 qershorit me të gjitha kontributet dhe përgjegjësitë e saj.
Me rezultatin e certifikuar PS nuk ka fituar mundësinë e ardhjes në pushtet. PS-ja e mundi PD-në duke dalë forcë e parë. Ky nuk është argument që Edi Rama të mos respektojë nenin e statutit që e sugjeroi vetë, por argument që ka punuar mirë me strukturën socialiste është.
Unë punova dhe u angazhova fort në projektin “politikë e re për ndryshim” jo se e serviri kryetari, por se besova dhe besoj tek ai projekt. Kam bindje se ai projekt ngjalli shpresë tek socialistët dhe qytetarët shqiptarë dhe nuk ka humbur. Ky nuk është një konstatim se më pëlqen mua, por realisht është projekti i cili bashkoi, si kurrë këto 18 vjet, qytetarët shqiptarë me Partinë Socialiste.
Gjatë “Dialogut me Shqipërinë” e gjithë Kryesia dhe Asambleja u përfshi në një aksion komunikimi qytetar me një intensitet dhe kalendar veprimi që prekte të gjithë gamën e problemeve të jetës duke mbuluar të gjitha qarqet e vendit. U caktova të mbuloj, me dy kolege të nderuara, qarkun e Lezhës. Kam qenë prezente në të gjitha takimet dhe tryezat për programin në të tre rrethet e këtij qarku. Të them sot se këto takime e tryeza nuk kishin vlerë do të më vinte turp. Jo aq për angazhimin personal në çdo komunë e bashki të qarkut, në dimër e në verë, në pothuajse çdo fundjavë të munguar familjes, por së pari për gjithë ata simpatizantë e mbështetës që e vlerësonin si një të re të pajetuar më parë, këtë lloj komunikimi në jetën e Partisë Socialiste. Për gjithë ata, mësues, mjekë, agronomë e intelektualë që aktivizoheshin në këto takime edhe pse e dinin që regjimi i Berishës i survejonte për t’i larguar nga puna. Kush mendon ndryshe do të doja t’i pyesja: Në qoftë se nuk bëmë mirë ku qëndron gabimi?
Zbatimi i sistemit të ri elektoral dhe rezultatet e PS treguan se kjo strukturë ishte më e mirorganizuar se PD në pushtet, por edhe se PS e 18 viteve. Këtë nuk e them vetëm unë. Ne u hapëm dhe u forcuam si strukturë, por instaluam mendoj dhe një komunikim të ri të anëtarit me drejtues të të gjitha niveleve. Premtova të vërtetat e mia ndaj do të shtoja se vetëm në Njësinë Bashkiake Nr.1 Kryetari i PS Edi Rama ka realizuar disa takime me Asamblenë Socialiste (asnjë takim nuk ishte bërë me ish kryetarin) dhe kryetari i PS së Tiranë ka qenë prezent në të gjitha mbledhjet e Asamblesë së kësaj Njësie. Anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare Socialiste kontaktuan kudo në Shqipëri me anëtarin socialist atje ku ai jetonte e zhvillonte aktivitetin politik. U krijua kultura e re e ndarjes së përgjegjësive dhe u forcua roli i anëtarit të partisë. Kam lexuar emocionin, seriozitetin dhe besimin për punën e përbashkët në sytë e shumë socialistëve. Besim e emocion i shumëfishuar në mbledhjet e punës ku ishte prezent dhe kryetari i Partisë Socialiste.
Edhe pse me ndonjë rezervë për mënyrën se si e prezantuam programin qeverisës, ndaj mendimin se ai u mirëprit nga publiku. E kam ndjerë këtë gjatë prezantimit të tij (programi social, shëndetësor dhe zhvillimi rural) në Rubik, Zejmen, Mamurras, Fang e Prosek si e deleguar e Kryesisë në qarkun e Lezhës. Kam pasur në dispozicion fishat me pikat kryesore të programit, si dhe grupin e ekspertëve që kishin punuar për çdo fushë. Pra programin e kam parë dhe propaganduar në takimet paraelektorale të realizuara në qarkun e Lezhës. Fakti që ka një diskutim për programin dhe mënyrës së afrimit të tij me publikun gjatë gjithë fushatës, nuk mund të çojë në konkluzionin se ne nuk kishim program. Edhe pse e thjeshtë në dukje, e vërteta ime është aty dhe s’mund të zhbëhet.
Partia Socialiste dhe Edi Rama fituan në shumicën e qyteteve. Fitoi në Tiranë edhe pse një fushatë e shpifjes dhe e baltës u përpoq të hidhte poshtë modelin e Tiranës. Kjo fitore më forcon argumentin se mesazhi ka shkuar qartë tek votuesi dhe se identifikimi i fushatës me Edi Ramën dhe modelin e tij nuk i ka hequr vota PS-së, por përkundrazi. Në Njësinë Bashkiake Nr.1 p.sh. Partia Socialiste fitoi duke shënuar një rritje prej 11% kundrejt 4% të PD-së krahasuar me 2007. Pati rritje të pjesëmarrjes, jo thjesht të votuesit për herë të parë, por nga të lëkundurit që nuk votonin më parë dhe emigrantë që deklaronin se kemi ardhur për të mbështetur Ramën.
Ky është një prej rasteve. Partia Socialiste e Shqipërisë, megjithë manipulimet e regjimit të Berishës, është forca e parë politike në vend. Ende nuk arrij të kuptoj kompleksin e disave ndaj këtij fakti.
Një argument tjetër i hedhur në shtyp, se PS nuk u votua nga rinia mbështetet vetëm në të dhënat e sondazheve. Në një sondazh të pabesueshëm nuk mund të jemi selektiv në atë që duhet të besojmë apo jo. Se sa dhe si ka votuar rinia PS, nuk jam në gjendje ta përcaktoj, por di që pjesëmarrja e tyre në takime, komisione votimi e numërimi, vëzhgues dhe fushate derë më derë në Njësinë Bashkiake Nr.1 ka qenë si kurrë më parë. E tillë ka qenë prania e rinisë në të gjitha takimet e realizuara në qarkun e Lezhës ku unë kam qenë prezent.
Ishte Partia Socialiste opozita e vetme e pushtetit të Berishës që monitoronte pajisjen me karta identiteti, listat zgjedhore dhe historinë e dublikimeve. Edhe pse detyrë e qeverisë askush nuk flet se sa shumë ndikoi ajo infrastrukturë difektoze zgjedhore në rezultate. Ne nuk bënim dot as lista, as pastronim dublikimet pa “bekimin” e Ministrisë së Brendshme. Nuk prodhonim karta identiteti dhe as ndalonim fushatën selektive dhe të pagesës së mbështetësve të PD.
Denoncuam përdorjen në fushatë të administratës publike nga pushteti i Berishës. Pse duheshin të gjithë drejtorët e shkollave të Njësisë Bashkiake Nr.1 të ishin kryetarë apo zv/kryetarë komisionesh si dhe numërues me në krye drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore te Tiranës? Ishin për të treguar forcën e pushtetit apo për të bërë një detyrë qytetare? Nëse ata bënin një detyrë qytetare, pse s’u quhet e tillë dhe komisionerëve të PS që po largohen nga puna?
Pas daljes së listës përfundimtare të votuesve të Burgut që ndodhet në Njësinë Bashkiake Nr.1, me konfirmimin ligjor të drejtorisë së këtij institucioni, në ditën e votimit paraqiten si votues me vërtetime të gjykatës të kësaj qendre votimi edhe shumë të tjerë. Të gjithë rezultuan votues të PD.
Mendo këto kanë ndodhur në mes të Tiranës. Po në komuna të thella të vendit? Kryetari dhe Kryesia e Partisë Socialiste kanë përgjegjësi politike për të demaskuar këtë maskaradë zgjedhore, për të kthyer besimin tek votuesit që vota do të lexohet si ai e ka hedhur.
Në emër të këtij besimi dhe përgjegjësie ndaj votuesve tanë, Kryesia e Partisë Socialiste dhe Sekretariati kanë përgjegjësi dhe duhet të votëbesohet. Secili prej nesh kishte marrë një përgjegjësi dhe rol në këtë fushatë, ndaj analiza duhet filluar së pari nga vetja.
Ne duhej të verifikonim shifrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për numrin e votuesve në 12 qarqet e vendit që mundësoi heqjen në tavolinë të katër mandateve të PS.
Pavarësisht energjive të shumta që u shpenzuan në kontaktet e drejtpërdrejta me votuesit dhe votës së tyre në favor të Partisë Socialiste në 28 qershor, ne nuk arritëm të bënim përshtatjen e strategjisë dhe të taktikës me sistemin elektoral për të optimizuar kthimin e votave në mandate.
Notat nihiliste të disa prej protagonistëve më kryesorë të fushatës për punën dhe vendimet e përbashkëta të Kryesisë sipas meje është një motiv më shumë drejt institucionit të votëbesimit të Kryesisë dhe Sekretariatit.
Në Kryesinë Socialiste me një ekuilibër të plotë gjinor nuk u përçua as edhe ndjesia më minimale kur u lanë jashtë listave zgjedhore disa gra, ndërkohë që të gjithë burrat u përfshinë. Mosprania e këtyre grave nuk e di sa ndikoi mbi rezultatin elektoral, por cenoi meritokracinë dhe karrierën normale në një Parti politike moderne.
Këto dhe refleksione të tjera mbi produktivitetin e punës së secilit prej nesh duhet të jenë pjesë e analizave racionale për të përcaktuar përgjegjësitë e çdokujt.
Ajo që njerëzit presin prej nesh është aksion i fortë politik ndaj regjimit të Berishës duke filluar me zbardhjen e masakrës elektorale. Unë besoj dhe mendoj që kjo nuk është çështje e një neni statuti, por çështje e vetë demokracisë.
*Anëtare e Kryesisë së PSSH