E Shtunë, 31 Tetor 2026

U arrestua me “gruan”, lirohet belgu

Tirane - Gjykata e Tiranes liron belgun e akuzuar per dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit, te mbetur ne tentative. Marsel Bisiauc, 36 vjec, nuk ka folur dje perpara gjykateses se gatshme Mariana Dedi, ndersa ne fund te seances u dha masa “detyrim paraqitjeje”. Sipas prokurorit, 36-vjecari u kap kater dite me pare ne aeroportin e Rinasit se bashku me nje vajze 26-vjecare nga Shkodra, e cila shoqerohej nga vellai i saj. Sipas organit te akuzes, Bisiauc kishte falsifikuar pasaporten e bashkeshortes se tij, ku edhe me pas ka tentuar te kaloje nepermjet Rinasit 26-vjecaren nga Shkodra. Nderkohe qe 36-vjecari nuk ka te drejte udhetimi jashte shtetit deri ne perfundim te hetimeve.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›