Prokuroria: Sekuestro pasurie te denuarit per prostitucion
Tirane - Prokuroria kerkon sekuestrimin e pasurise te nje te denuari per prostitucion. Dje, ne Gjykaten e Krimeve te Renda te Tiranes, eshte depozituar kerkesa e organit te akuzes per konfiskimin e nje veture tip “Peugeot” dhe 1 mije eurove, qe te denuarit me 18 vjet burg, Baftjar Gjanes, i ishin gjetur ne momentin e arrestimit. Trupi gjykues, i kryesuar nga Iliriana Olldashi, ka marre kete kerkese dhe heren tjeter pritet te jape vendimin. Baftjar Gjana u arrestua ne Gjermani, nen akuzen e “favorizimit te prostitucionit” dhe eshte ekstraduar drejt Shqiperise me 23 gusht te vitit 2004, pasi Gjykata e Krimeve te Renda kishte caktuar masen e sigurise “arrest me burg”. Pas ekstradimit, 32-vjecari, banor i qytetit te Kukesit, ka dale perpara togave te zeza, pasi eshte njohur me akuzen, sepse ndaj tij kishte nje denoncim. Gjykata e denoi me 18 vite heqje lirie, por pas vendimit, prokuroria kishte vendosur dhe sekuestrimin e perkohshem ndaj pasurise se te pandehurit. Organi i akuzes i kerkoi avokatit te Gjanes dhe familjareve qe te vertetonin se vetura dhe valuta e gjetur ne xhep ishin rezultat i punes se tij dhe jo aktivitetit te dyshimte. Pasi nuk kane mundur te vertetojne te kunderten e asaj qe pretendonte prokuroria, ka ardhur edhe kerkesa prane trupit gjykues per sekuestrimin e makines “Peugeot” me targa TR 3466 J, me vlere rreth 1,2 milione leke dhe 1 mije eurove te gjetura ne xhep.