E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te denuarit e Shen Kollit, greve per ushqimin

Te burgosurit e Shen Kollit futen ne greve urie, per shkak te ushqimit qe u serviret ne qeli. Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra, ka udhetuar drejt qytetit te Lezhes per te biseduar vete me te denuarit dhe degjuar pretendimet e tyre ne lidhje me normen e ushqimit. Nje dite ka zgjatur refuzimi i ushqimit, ndersa kreu i burgjeve urdheroi qe te merreshin masa per te ndryshuar menyne per te denuarit dhe gatimet te ishin te larmishme. I pyetur nga gazeta “Koha Jone” diten e djeshme, Dibra pohoi se per nje dite te denuarit e burgut te Shen Kollit kishin refuzuar ushqimin. “Dy dite me pare udhetova drejt Lezhes, sapo u vura ne dijeni per kete pretendim te te denuarve dhe bisedova me ta. Kam dhene urdher qe ky problem te zgjidhet dhe gjithcka i eshte kthyer normalitetit qe prej dites se hene”, tha Dibra. Se bashku me drejtorin kane inspektuar edhe nje grup specialistesh, qe monitoruan edhe kushtet ne qeli dhe trajtimin nga gardianet. “Kemi ndryshuar normen e ushqimit per keta te burgosur, duke shtuar dhe permiresuar menyne edhe per te denuarit e tjere”, u shpreh Dibra per “KJ”, duke shtuar se situata ne Shen Koll eshte nen kontroll te plote.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›