E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimi, i gjithe biznesi ne rilicencim

Blerina Hoxha
Te gjitha bizneset e ndertimit do te perfshihen ne nje proces rilicencimi nga Ministria e Transporteve, i cili pritet te perfundoje brenda muajit qershor te ketij viti. Burimet zyrtare nga Ministria e Transportit njoftuan se kompanite qe nuk dorezojne dokumentacionin e nevojshem deri me 1 prill, ne rast te kundert mospajisja me licencen e re skualifikon subjektet nga procedurat per prokurime me fonde publike. Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit u rikujton te gjithe subjekteve ndertimore te licencuara si persona juridik vendas ose te huaj, qe ushtrojne veprimtari zbatimi punimesh ne ndertim, kane detyrimin qe te dorezojne nepermjet postes ne MPPTT dokumentacionin e nevojshem per te kryer rikategorizimin dhe riklasifikimin e licencave. Keshtu subjektet e licencuara para dates 30 janar 2008 per kryerje veprimtarie ndertimore zbatuese ne punime te tilla si: rruge, autostrada, mbikalime, hekurudha etj., punime nentokesore, ura e vepra arti, ujesjelles, gazsjelles, vepra kullimi dhe vaditjeje, duhet te dorezojne me poste dokumentacionin brenda dates 1 prill 2008. Keto subjekte do te rilicencohen nga MPPTT brenda periudhes 31.6.2008. Ndersa per te gjithe kategorite e tjera te shoqerive ndertimore zbatuese te licencuara para dates 30 janar 2008, afati per dorezimin e aplikimeve perfundon ne date 25 korrik 2008, ndersa rilicencimi me date 25 dhjetor 2008. Procedura per rilicencim ka tarifen simbolike vetem 1 euro.
Rilicencimi, ndertuesit “OK”
Shoqata e ndertuesve e konsideron proceduren e rilicencimit normale. Burimet zyrtare nga Shoqata e Ndertuesve bejne te ditur, per “Koha Jone”, se rilicencimi eshte nje proces qe buron nga rregullorja e re, qe eshte botuar pak dite me pare ne Fletoren Zyrtare. Te njejtat burime thane se bizneset jane duke plotesuar dokumentacionin per rilicencim konform rregullores se re.

Dokumentacionin per pajisje me licence
- Kopje e njesuar e vendimit te regjistrimit ne Qendren Kombetare te Regjistrimit/gjykate
dhe (aktit te themelimit + statusit).
-Kopje e njesuar e diplomes se drejtuesit apo drejtuesve teknike te shoqerise.
-Kur drejtuesi teknik eshte diplomuar me mesatare note nga 9,0 e lart ose ekuivalent dhe
kerkon te vendoset si drejtues teknik 3 vjet nga diplomimi kopje e njesuar e listes se notave.
-Dokumentacion teknik justifikues (origjinal ose i njesuar) per veprimtarine e kryer nga
drejtuesi teknik, vertetime nga subjekte, institucione apo organizma publike ose private.
- Kontrata midis drejtuesit ligjor dhe drejtuesit teknik.
-Vetedeklarimi i drejtuesve ligjore, nese eshte ne hetim apo procedim penal me cilesine e
te pandehurit per vepra penale qe kane lidhje me ushtrimin e detyres.
-Vetedeklarim i drejtuesit/ve teknik, nese eshte ne hetim apo procedim penal me cilesine
e te pandehurit per vepra penale, qe kane lidhje me ushtrimin e detyres apo ka qene i denuar, si dhe per gjendjen ne lidhje me punemarrje te tjera-Dokumentacioni per ndryshim ose shtese te drejtuesit ligjor:
- Kopje te noterizuar te vendimit te gjykates ose te QKR, ku percaktohet ndryshimi i
drejtuesit ligjor.
-Vetedeklarimi i drejtuesit/ve teknik, nese eshte ne hetim apo procedim penal me cilesine
e te pandehurit per vepra penale qe kane lidhje me ushtrimin e detyres apo ka qene i denuar, si dhe per gjendjen ne lidhje me punemarrje te tjera.
-Dokumentacioni per ndryshim te drejtuesit teknik.
-. Kopje te njesuar te diplomes se drejtuesit apo drejtuesve teknike qe shtohen ne shoqeri.
- Kontrata/t midis drejtuesit ligjor dhe drejtuesit teknik te ri.
-Vetedeklarimi i drejtuesit/ve teknik, nese eshte ne hetim apo procedim penal me cilesine
e te pandehurit per vepra penale.
- Dokumentacion teknik justifikues (origjinal ose i njesuar per veprimtarine e kryer nga
drejtuesi teknik), vertetime nga subjekte, institucione apo organizma publike ose private.
- Bilancet e kater viteve te fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›