E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vrava Tahirin se më quajti “pabuks”

29/07/2009  “Xubi” i Yzberishtit

TIRANË – Fatmir Avdillai i quajtur ndryshe “ Xubi” i Yzberishtit, u ul dje për të parën herë në një proces të ri gjyqësor, ndërsa e ka shijuar bankën e të akuzuarve edhe më parë. Ka pak muaj që ka përfunduar një masë dënimi prej 12 vjetësh për vrasje dhe përsëri është i arrestuar për një tjetër krim. Dyshohet se ka vrarë Ardian Tahirin një qytetar nga Fieri. Por ndërsa është në vazhdën e dyshimit dje në seancën e parë gjyqësore, e cila u shty me kërkesë të vet të pandehurit, Avdillari pranoi krimin. “Unë e vrava jo për hakmarrje, por se më bëri barktharë dhe njeri të dobët. Tahiri më vrau vëllain dhe nuk iu fut gjemb në këmbë. Unë isha në burg dhe atje më erdhën të gjitha fjalët. Ardian Tahiri jo vetëm që e vrau vëllain tim, por fliste lart e poshtë duke mos pasur frikë. Unë mësova se ai thoshte “e çfarë do të më bëjë mua Xubi, ai nuk ka bukë për të ngrënë e jo të më vrasë mua”. Unë nuk mbajta më. Ardian Tahiri ma vrau e më pas ma dogji vëllain”. Këto janë fjalët që tha dje para se të hapej seanca gjyqësore Fatmir Avdillari.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›