Plazhi i Durrësit pushtohet nga mbeturinat
Zona e plazhit të shkëmbit të Kavajës, një nga më të frekuentuarat në sezonin turistik, është kthyer në një zonë problemore përsa i përket papastërtive.
Koshat me plehra të mbushura plot dhe të derdhura në rrugë, janë imazhi i parë që të shfaqet kur futesh në këtë zone turistike, por jo vetëm. Rëra e keqe dhe një pamje e papranusheme, shfaqen në një zonë turistike nga më të frekuenturat në shkallë vendi.
Me sa duket askush nga pushteti lokal nuk kujtohet për të pastruar plehrat, në një kohë që rreziku i përhapjes se ndonjë epidemie është evident në kushtet e rritjes së temperaturave.
E njëjta problematikë vihet re dhe në fragmente të tjera të plazhit të Durrësit, në një kohë që dhe në sipërfaqen e rërës vihen re plehra të hedhura në ambjentet publike apo private.
A mban dikush përgjegjësi për këtë situatë, ku janë institucionet përgjegjëse apo ato të kontrollit higjeno-sanitar. Mos harrojmë se jemi vetëm në filim të sezonit turistik.