E xhumaja sërish në rrugë
Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 11:30
Besimtarët islamë të Prishtinës sërish protestojnë përmes faljes së xhumasë në rrugë. Kërkesa e besimtarëve, e organizuar përreth lëvizjes "Bashkohu me ne", është ndërtimi i një xhamie në qendër të Prishtinës, ashtu siç ka ndodhur me ndërtimin e katedrales.
Komuna e Prishtinës ende nuk është deklaruar për këtë çështje, pasi kërkesa e vetme e besimtarëve myslimanë është ofrimi i tokës për ta ndërtuar.
Javën e shkuar, ata bllokuan disa rrugë kryesore në kryeqytet duke u falur në ambient të hapur.