E zbulojnë Amerikën

Disa tashmë kanë marrë rrugë, e disa të tjerë pritet ta bëjnë sot këtë. Nuk dihet saktë numri i tyre, por tashmë është e qartë se delegacioni kosovar që do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i madh dhe se udhëtimi do të kushtojë shtrenjtë.
Express ka arritur të konfirmojë vetëm udhëtimin e 26 anëtarëve të delegacionit nga Presidenca, kabineti qeveritar si dhe zyrtarë nga dikasteret qeveritare.
Arsye kryesore të udhëtimit të delegacioneve nga Kosova tashmë dihet se është Asambleja e Përgjithshme e OKB’së dhe një konferencë biznesore në Washington.
Të mërkurën është folur se delegacioni që do të udhëtojë përtej Atlantikut, do të përbëhet nga 50 anëtarë, por një gjë e tillë ka qenë e vështirë të konfirmohet.
Presidentja Atifete Jahjaga, siç ka mësuar Express, do të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Astrit Kuçi, si dhe dy këshilltarët, Ramush Tahiri dhe Arbër Vllahiu.
Ky i fundit ka treguar për Express se në delegacionin zyrtarë të Presidentes, ndër të tjera do të jenë edhe shefi i saj i sigurisë, Islam Hamiti si dhe një fotograf.
“Presidentja e Republikës së Kosovës dhe bashkëshorti i saj do të marrin pjesë në pritjen te Presidenti i SHBA’së, Barack Obama. Dy këshilltarët e saj e shoqërojnë Presidenten e Republikës në takimet bilaterale dhe multilaterale. Fotoreporteri Florent Rrahmani merr pamje nga takimet. Ky është delegacioni zyrtar i Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga”, ka thënë Vllahiu për Express, të mërkurën.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...