E Diel, 1 Nëntor 2026

E zbulon ne youtube De Biazi ok Zenelit

Prej momentit kur mori drejtimin e Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi kishte bërë të ditur se do të përdorte të gjitha mënyrat e mundshme, në tentativën për të rinovuar skuadrën. Përveç udhëtimeve të shumta të trajnerit dhe bashkëpunëtorëve të tij nëpër Europë, drejtuesi i stolit kuqezi po përdor edhe një mënyrë origjinale për të evidentuar kandidatë potencial për një vend në përfaqësuese. 

Në epokën e teknologjisë, tekniku Italian nuk kishte si të mos mbështetej te faqja më e madhe e vodeove në internet, “youtube” dhe pikërisht aty, De Biazi ka zbuluar një futbollist, që në të ardhmen e afërt mund ta veshë fanellën e Kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar kosovar Erfan Zeneli, i cili po shkëlqen te kampionët në fuqi të Finlandës, HJK Helsinki. Lojtari 25-vjeçar është kontaktuar nga ndihmësit e trajnerit kuqezi, që i kanë kërkuar edhe disa “dvd” me ndeshjet e plota të luajtura në kampionatin finlandez. 

Zeneli ka luajtur në të kaluarën edhe me U-21 të Finlandës, me drejtuesit e futbollit në këtë vend që e shohin edhe si kandidat për Kombëtaren “A”, por ai dëshiron Shqipërinë. Për aktivizimin kuqezi mendohet të mos ketë probleme, edhe sepse mesfushori zotëronte pasaportën kosovare përpara se të merrte nënshtetësinë finlandeze dhe do të mund të vishej kuqezi. 

Zeneli bëhet objektivi i radhës me lojtarë nga Kosova për përforëcimin e Kombëtares, pasi në radarin e trajnerit janë edhe Kukeli i Luzernës, Etrit Berisha i Kalmar, Markaj i Kiasos dhe Sheholli i Biel Bien, ndërsa pritet edhe aktivizimi i mbrojtësit të Greuther Furthit, Mërgim Mavraj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›