E Diel, 1 Nëntor 2026

Raul Gonzales do te largohet ne fund te sezonit nga Shalke

Raul Gonzales Blanko. Ky emër i bukur si i një aktori filmi, nuk do të jetë më në Europë sezonin e ardhshëm. Ylli i madh i Spanjës, legjenda e Realit të Madridit dhe i shkëlqyer sulmues i Shalkes në dy sezonet e fundit, do të marrë rrugën e mërgimit. Këtë gjë ai ia thotë mediave, jo pa pikëllim.

Pas golave të shumtë dhe trofeve të panumërt, ai nuk ka besim të plotë tek fiziku tij, ndërsa ka pasur shumë arsye për një vendim të tillë. 

 “Unë do të vazhdoj të luaj, por jo në Europë. Unë kam marrë oferta shumë të mira dhe vendimin përfundimtar për këtë do ta marr javët e ardhshme. Nuk dua të luaj në një kampionat të fortë si Bundesliga. Ka shumë arsye që vendosa kështu dhe kryesorja është që unë nuk e di sesi do të jem vitin që vjen. Ndoshta nuk do të mundem të jem në nivelin më të lartë. Po ashtu, dua të kaloj më shumë kohë me familjen time”, tha Raul.

Raul Gonzales ka shënuar 362 gola në 837 ndeshje deri tani në karrierën e tij, ndërsa në moshën 34-vjeçare dëshiron që ta shijojë më shumë futbollin, atë sport me të cilin fitoi 3 Liga të Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›