E zë orteku, princi holandez në gjendje kritike për jetën

Zyrtarët holandezë të cituar nga “BBC”-ja thanë se princi 43-vjeçar ka qëndruar nën dëborë për plot 15 minuta para se të shpëtohej. Ai u bë i gjallë dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Insbruckut, ku zyrtarët thane se gjendja e tij është e qëndrueshme porse ende “ka rrezik për jetën”.
Princi Frizo është djali i dytë i Mbretëreshës Beatriks të Holandës. “BBC” thotë se shumë anëtarë të familjes mbretërore kanë qenë së bashku me pushime në Lech, në provincën perëndimore të Vorarlbergut në Alpet austriake.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, konfirmoi se edhe mbretëresha e Holandës është atje, porse ajo nuk është përfshirë në incident.
Princi Friso hoqi dorë nga ambicia për fron në vitin 2004 kur u martua me aktivisten e të drejtave të njeriut, Mabel Wisse Smit. Qeveria refuzoi të mbështesë këtë martesë, ngase çifti kishte dhënë informacion të rremë lidhur me marrëdhënien e nuses me një gangster të vdekur.
Sipas ligjit holandez, anëtarët e familjes mbretërore që aspirojnë fronin duhet të marrin leje nga qeveria dhe Parlamenti për t’u martuar. Çifti tanimë ka dy vajza, Luanan dhe Zarian.
/Start/F. P/
2012-02-17 17:45