E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi sfidon Holande

E ndërsa ka filluar gara presidenciale në Francë  dhe presidenti aktual, Nikolas Sarkozy shpalli rikandidimin e tij  vijnë dhe sulmet e para për kandidatin socialist,  Fransua Holande. Sarkozi ka treguar se pavarësisht parashikimeve negative në sondazhe, nuk ka humbur aspak nga shija e tij për oratorinë. Fjalimi i parë i fushatës ishte i mbushur me shprehje të mprehta kundrejt sfidantit të tij, Fransua Holand, të cilin sondazhet e nxjerrin lehtësisht fitues nëse zgjedhjet do të mbaheshin në këtë kohë. Edhe pse Holande  gezon   nje mbeshtetje te gjere dhe nje popullaritet shume  me te larte se Sarkozy , ky I fundit shpreson se përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për krizën e borxheve në Europë, mund t'i japin përparësi ndaj një Holande me më pak eksperiencë. Sarkozi i kushtoi rëndësi Greqisë në fjalën e tij duke thënë se pamjet e trazirave sociale në Athinë i theksojnë atij, detyrën e parë, atë të ruajtjes së Francës nga një fat i ngjashëm. Nga ana e tij, Holande e ka nisur fushatën që në janar, me premtimin për rritjen e taksave mbi bizneset dhe të pasurit për të financuar arsimin, investimet dhe krijuar vende të reja pune premtime këto të para me syrin skeptik  të analistëve  në një kohë që Europa  po infektohet gjithnjë e më shumë nga  kriza ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›