Greqi, grabiten me armë 65 antika në muzeun e Olimpias
ATHINE - Grabitje me armë ka ndodhur sot në mëngjes herët, në muzeun e vjetër të Olimpias nga dy persona, të cilët morrën prej andej rreth 65 objekte me vlerë të pacmueshme, ngjarje që shkaktoi edhe dorëheqjen e ministrit të Kulturës, Pavlos Gerulanos.
Grabitësit vunë në shënjestër sot në mëngjes në ora 7:30 një nga muzeumet më të mëdha dhe më të pasura në vend, Muzeun e Olimpias Antike.
Pas kontrollit të parë u konstatuan më shumë se 60 antika të zhdukura me një vlerë të pallogaritshme.
Sipas raporteve, të dy grabitësit e maskuar kanë lidhur rojen e natës dhe kanë marrë antikat me vlerë, bizhuteri ari, monedha të vjetra, statuja e objekte të tjera. Grabitësit duket se kishin ngritur kurth, sepse vjedhja u bë në ndryshimin e turnit të rojeve, pikërisht kur fiket edhe sistemi i alarmit.
I madh është mobilizimi i policisë për zbulimin e autorëve të kësaj ngjarje, që tashmë është bërë e ditur në të gjithë botën.
Vetëm pak muaj më parë në Galerinë kombëtare të Athinës, grabitësit zhdukën 3 vepra me vlerë, një nga të cilat “Kokë gruaje” e Picassos.