E zënë inertet e një ndërtimi, vdes 12- vjeçari
SHKODER- Një 12 vjeçar ka gjetur vdekjen aksidentalisht ditën e sotme në Shkodër pasi u zu nga rrënojat e një ndërtese të prishur.
K.M gjeti vdekjen pasi një pllakë betoni, nga një pjesë solete e pa prishur plotësisht, e një ndërtimi pa leje e zuri përsipër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skëndërbeg të Shkodrës.
Në këtë lagje pak ditë më para inspektoriati ndërtimor kishte prishur disa ndërtime pa leje, ndërsa inertet ende nuk ishin larguar nga vendi.
Hapësira që do të hapet nga prishja e këtyre ndërtimeve pa leje do tu mundësojë banorëve të kësaj zone, krysisht fëmijëve të kene një park ku të luajne.