E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Vrasja e Konomit, provë për drejtësinë

VLORE- Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha sot se zbardhja e vrasjes së gjyqtarit, Skerdilajd Konomi është një provë për drejtësinë në Shqipëri.

Nga shtëpia e të ndjerit, Konomi, Halimi tha se për zbardhjen e ngjarjes janë angazhuar specialistët më të mirë që kemi në vend, ndërsa nuk përjashtoi edhe asistencën e specialistëve të huaj.

Ministri tha se po bëhën hetime intensive për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.

Ai tha se krimi nuk është realizuar në mënyrë përfekte dhe se specialsitët kanë gjetur prova në vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›