EBA ESMA dhe EIOPA - fare fshihet pas ketyre shkurtesave

EBA ESMA dhe EIOPA pas ketyre tri shkurtesave qendrojne tri agjenci te reja kontrolli me ndihmen e te cilave Evropa do ti mbikqyre me mire tregjet financiare. Ato do te kontrollojne mbikqyrin dhe do tu tregojne ne rast nevoje dhembet bankave bursave apo sigurimeve te pakujdeshme. Agjencite e reja ndryshojne prej institucioneve te tyre parardhese te cilat ishin me teper grupe pune te agjencive kombetare te kontrollit.
Shtetet anetare te BE dhe Parlamenti Evropian rane dakord per krijimin e tyre ne vjeshten e vitit te kaluar. Bisedimet per krijimin e ketyre agjencive ishin teper te veshtira dhe marreveshja per krijimin e tyre ishte nje surprize sepse keto agjenci kane me teper force se sa deshirojne shume prej qeverive. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Michel Barnier
Mbikqyrja e financave forcohet pas deshtimit dhe krizes
Sipas komisionerit te BE-se Michel Barnier kriza ishte ne nje pjese te madhe deshtim i autoriteteve mbikqyrese. I ketij mendimi eshte edhe eurodeputeti i te Gjelberve Sven Giegold i cili thote se ne rast se keto agjenci do te ekzistonin me pare problemet gjigande te Irlandes me bankat do te mund te shmangeshin Eshte e qarte qe ne Irlande nuk ka pasur mbikqyrje financiare te sakte. Njerezit mbyllin syte dhe bankat u kane hyre rreziqeve eksesive. Nje agjenci evropiane kontrolli e pajisur me mundesite juridike si kjo e sotmja mund ta pengonte nje gje te tille.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sven Giegold
Para EBA-s ESMA-s dhe EIOPA-a ndodhet nje test i rendesishem
Kontrolli i perditshem rutine do te vazhdoje te behet prej autoriteve kombetare por ne raste icidentesh dhe mosmarreveshjesh do te nderhyjne punonjesit e agjencive EBA ESMA dhe EIOPA.
Data e sakte se kur do te fillojne rregullisht nga puna te tri agjencite nuk dihet ende por deri sa te behen te gjitha emerimet do te zgjase edhe disa muaj. Gjithesesi ne muajin shkurt agjencite do te kalojne proven e pare te zjarrit sepse ne shkurt 2011 do te zhvillohet raundi i dyte i testit te krizes per bankat e BE-se. Raundi i pare i ketij testi zhvilluar para rreth gjashte muajsh u kritikua ashper prej investitoreve dhe analisteve. EBA duhet te deshmoje tani se nje autoritet i njesuar kontrolli i BE-se mund ta beje vertet me mire nje gje te tille.
Autor Martin Bohne/Pandeli Pani
Redaktoi Lindita Arapi