Pakistan vritet guvernatori i Punjabit

Guvernatori i provincës së Punjabit, në Pakistan, Salman Taseer ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në Islamabad.
Taseer, një ish-anëtar i subjektit politik qeverisës, Partia e Popullit Pakistanez është qëlluar në një treg të populluar të qytetit nga një anëtar i stafit të tij të sigurisë.
Ai është dërguar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve, ndërkohë që personi i dyshuar si vrasësi i tij është arrestuar.
Korrespondenti i BBC në Islamabad ka deklaruar se Taseer ishte një nga figurat politike më të rëndësishmë në Pakistan dhe vdekja e tij do të ndikojë në destabilitetin e situatës politike në vend.
Partia në pushtet, PPP, po ndeshet me një krizë politike që kulmoi pas largimit të një prej partnerëve të koalicionit.
Së fundmi, Taseer është shprehur kundër ligjit të blasfemisë, duke shkaktuar protestat e islamikëve.