E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime ndaj planit grek per ngritjen e gardhit kufitar

Greqia shprehet e vendosur per materializimin e mases se shpallur prej ministrit te Mbrojtjes se Qytetarit Kristos Papucis ne prag te Vitit te Ri per ngritjen e nje gardhi rrethues 12.5 km te gjate prej telash me gjemba ne ultesiren e lumit Evros ne kufirin e saj me Turqine per parandalimin e fluksit te emigranteve klandestine afrikanoaziatike. Ne Greqi do te mbeten vetem ata qe gezojne te drejten e mbrojtjes nderkombetare dhe te drejten e azilit politik ne vendin tone asnje tjeter ishte deklarata e ministrit kur paralajmeroi masen e qeverise dhe e njejta fryme pershkon edhe komunikaten e tij te zgjeruar ku mbron nevojen e nje mjeti te tille parandalues si nje mase e ligjshme e vendit te tij.

Qeveria greke do ti prese rrugen fluksit te refugjateve

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Delta e lumit Evros prane kufirit greko-turk

Duke iu referuar edhe nje here permasave te medha te fluksit te klandestineve qe aktualisht ne vend arrijne pothuajse ne 1 milion vete ne komunikate thuhet se vetem kater vitet e fundit numri i tyre arriti ne 512. 000 vete. Vetem nga Turqia dhjetemujorin e pare te vitit 2010 kane hyre rreth 50.000 imigrante klandestine nga te cilet 43.500 nga lumi Evros. Ne keto kushte ministri kerkon mirekuptim ndaj kursit te shpallur te cilin e quan obligim absolut ndaj qytetareve greke por edhe vlerave evropiane dhe u pergjigjet zerave kritike brenda por edhe jashte vendit kryesisht te medias perfshire edhe ate turke te cilat nuk munguan nderkohe te shenojne dhe te dreten e vendit fqinj te vendose menyren se si do te mbroje kufirin e tij. shte hipokrizi kur disa qe deri me sot kritikojne Greqine se eshte e pafuqishme te mbroje kufijte e saj konform Konventes Schengen te shfaqen tani si kritizere te saj per shkak se deshiron nje gje te vetekuptueshme te perforcoje mbrojtjen e kufirit te saj thekson ministri Papucis duke fotografuar keshtu ne radhe te pare opoziten e djathte te Neodemokracise.

Kritike nga opozita greke

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Refugjate nga Afganistani dhe Irani protestojne duke kerkuar azil politik para Ministrise per Mbrojtjen e Qytetarit Athine 20 dhjetor 2010.

Me masa te vetmuara dhe arnime si telat me gjemba ne Evro nuk zgjidhet problemi i madh i emigracionit klandestin deklaroi zedhenesi i opozites se djathte Panos Panajotopullos. Partia Komuniste ben fjale per trajtim cnjerezor te refugjateve duke kujtuar 65.000 kerkesat pezull te azilanteve dhe kujton se e vetmja zgjidhje do te ishte hapja e portave per eksod te gjithe imigranteve ne drejtim te vendeve te tjera evropiane gje qe refuzohet edhe nje here nga ministri ne komunikaten e tij. Ai nderkohe kujton se Greqia lufton per rishikimin e Rregullores se Dublinit II qe detyron Greqine te ripranoje klandestinet qe nepermjet territorit te saj te cilin e perdorin si tramboline perfundojne ne vendet evropiane. Partia e majte SINASPISMOS ben fjale per nje kreshento te re raciste kunder imigranteve kurse akoma edhe partia nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor duke sjelle si shembull perqendrimin e madh te klandestineve ne qender te Athines shpreh dyshime per efikasitetin e mases dhe shenon Ketu nuk mund te thurin Shen Panteleimonin do te thurin Evron. Per mase spektakulare dhe jo efikase folen dhe krere te pushtetit vendor te zones se Evros duke kujtuar se kufiri tokesor me Turqine eshte 20 here me i madh se gardhi i planifikuar.

Kritike nga Brukseli

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Komisionerja evropiane Cecilia Malmstroem

Me shume se reagimet ne fjale ajo cka e proekupon Athinen eshte distancimi i Brukselit zyrtar nga masa e ngritjes se gardhit i shprehur prej zedhenesit te komisioneres evropiane Cecilia Malmstrom e cila muajin nentor inspektoi patrullimet e trupes mbrojtese evropiane FRONTEX ne lumin Evro. Gardhet neper bote kane treguar se eshte nje mase afatshkurter tha Michele Cerkone dhe shtoi se Brukseli nuk eshte informuar zyrtarisht per masen greke. Njekohesisht kujtoi edhe nje here triptikun e reformave te thella dhe afatgjata qe kerkoi muajt e fundit nga Athina Brukseli per zgjidhjen e problemit dhe perfshijne menaxhimin me te mire te kufijve trajtimin me te mire te flukseve te imigracionit dhe krijimin e nje sistemi te qendrueshem azili politik.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›