IHPP: Prishtina nuk ushtron sovranitetin në veri
Ky raport bën të ditur se gjendja aktuale përbën një sfidë serioze në zbatimin e sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të Kosovës. IHPP në raportin e radhës jep alarmin për situatën në Kosovë dhe për dështimet e faktorit ndërkombëtar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Në detajet e tij, raporti fokusohet tek situata në veri, për të cilën thotë se ka shumë shërbime publike të cilat janë të financuara nga Beogradi, e jo Prishtina.
Sipas raportit, ndikimi i Serbisë në këtë pjesë të Kosovës është shumë i madh, ndërsa veriu përbën një sfidë themelore për institucionet e vendit në zbatimin e sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të vendit.
“Shtet-ndërtimi është detyrë fondamentale politike që kërkon vendime politike, rreth pushtetit dhe burimeve. Ky është një problem për organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, si NATO, OKB, BE dhe OSBE, të cilat janë të angazhuara në aktivitetet shtet-formuese”, thuhet të raport.
Më tej theksohet se fokusi i pabarabartë nga bashkësia ndërkombëtare në ndërtimin e kapaciteteve ekzekutive, duke mos e bërë të njëjtën gjë me legjislacionin dhe gjyqësinë mund të shkaktoj çekuilibrim dhe të krijojë një shtet jo llogaridhënës.
“Ekziston rreziku që prania e faktorit ndërkombëtar të bëhet kusht për stabilitet në shoqërinë postkonfliktuoze, duke e bërë kështu të vështirë largimin e bashkësisë ndërkombëtare”, nënvizon ndër të tjera raporti.