Mjekesia test me pak i pergjithshem por me pyetje specifike
Ndryshojne procedurat per specializimet ne mjekesi.
Ne baze te ligjit te arsimit te larte kete vit specializimet do te kryhen ne Fakultetin e Mjekesise. Sipas burimeve zyrtare ne ministri thuhet se ndryshe nga pervojat e kaluara ky institucion nuk do te merret me me mbarevajtjen e procesit te shperndarjes se specializimeve ne radhet e studenteve te degeve te Mjekesise.
Nga ana tjeter i jane hequr kompetencat edhe Ministrise se Shendetesise per dhenien e disa te drejtave te studimit. Ndryshime kete vit ka pasur edhe ne menyre e testimit te studenteve. Keshtu nese me pare te rinjte duhet te kalonin nje test te pergjithshem te hartuar nga administrata ne rang fakulteti kete vit testi do te jete me pak i pergjithshem por me shume specifik. Kjo do te thote se per nje specializim ne nje fushe te caktuar provimi do te organizohet zhvillohet dhe menaxhohet jo nga fakulteti por nga departamenti pergjegjes.
Burime nga ky institucion bejne te ditur se edhe pyetjet e testimit do te jene me specifike per fushen e kerkuar te specializimit.
Aktualisht Fakulteti i Mjekesise nuk i ka celur ende specializimet duke bere qe studentet te enden nga fakulteti ne ministri per te mesuar ndryshimet ne procedura.