MARTIN CAMAJ DREJT PANTEONIT
Keto jane fjalet e Martin Camajt drejtuar vellazenve shqiptare ne javen e fundit te jetes se tij... Gezohem pa mase se ju keni vendose te vleresoni vepren time vijon letra e tij e atij marsi 1992 si te na drejtohej keto dite kur Tirana si asnjehere me pare po i ben nderet e merituara shkrimtarit. E pra asgje e re nuk eshte zbuluar ne biografine dhe vepren letrare te Camajt qe duhej pritur 85-vjetori i tij ne mungese qe ai te lartesohej. Dihej prej kohesh se cili ishte ky personalitet ne letrat shqipe sigurisht pas lsquo90-s kur zu te flitet per te dhe ti botoheshin veprat ne Shqiperi. Ne vitin 1996 Ministria e Kultures mbeshteti nismen per botimin e vepres se tij pergatitur per shtyp nga Ardian Klosi. Camaj u perfshi ne listen e ngushte te shkrimtareve qe mesoheshin ne shkolla por megjithate vazhdonim ti mbeteshim borxh. Ende ai nuk gezonte asnje titull nderi prej nesh. Nuk ishte mbajtur ndonje tubim ne kryeqytet sic ndodhi kohet e fundit ku Qendra e Studimeve Albanologjike organizoi ne Akademine e Shkencave konferencen shkencore Martin Camaj ne kulturen shqiptare. Kurse ne Shkoder dicka me shume duket se qe bere ku nje shtepi botuese e nje shkolle mbanin prej vitesh emrin e tij. Po ashtu kohe me pare Keshilli Bashkiak i qytetit te Rozafes e nderoi shkrimtarin me titullin Qytetar Nderi i Shkodres duke e cilesuar si nje prej penave me te njohura te letersise shqipe. Por mbi te gjitha nuk ishte botuar vepra e tij e plote qe doli keto dite ne qarkullim ne nje kolane prej dhjete vellimesh nga shtepia botuese Onufri me percjellje te Ismail Kadarese sipas nje projekti te deges se Albanologjise te Universitetit te Mynihut te cilen e pati drejtuar vete njeriu me vete e me te tjere sic do ti shkonte pershtat dhe vete poetit ky varg-titull i poezise se tij. Pritet nderkohe qe se afermi Martin Camaj te shpallet Nderi i Kombit nga Presidenti i Republikes cka do te thote se shteti shqiptar i akordon atij nje nga titujt me te larte ku me keto e te tjera nderime me ne fund ky personalitet i vecante i letersise dhe kultures shqiptare po i drejtohet panteonit. Eumlshte gjithsesi koha per te shkuar pa vize drejt Camajt si shkrimtar europian e ai per te ardhur drejt lexuesit te vet pa paragjykim si shkrimtar shqiptar.
Jeta e shkrimtarit si nje palimsestJeteshkrimi i Camajt te grish te meditosh thelle. Ka ne te shumecka prej disidenteve te Lindjes ku arratia shpesh eshte nje zgjidhje per te ikur nga izolimi. Por ani se vihemi ne kerkim te nje tjeter metafore per nje ikes si ai per te cilin fjala arratisje ngjan disi e rende. Fluturon si nje shterg alpesh veriore qe nuk mundet te mos jete i lire si vete shpirti i tij. Dhe mbart mbi flatra poetiken e pazakonte te Nje fyelli nder male Kanges se verrinit etj. Martin Camaj kishte lindur ne Temal te Dukagjinit me 1925-n.Meson ne Kolegjin Saverian te Shkodres qe drejtohej nga eterit jezuite ku mori formim klasik. Punon mesues ne malesite e vendlindjes por nuk bie dakord me regjimin politik te pas luftes. Martini i ri degjon zerin e vjeter te Camajve te Temalit Bjeshkeve te Namuna dhe behet Martin Camaj. Sheh matane atyre bjeshkeve gri ngase nuk mundet me pa kendej. Ne kerkim te botes se lire kah Perendimi. At Daniel Gjecaj alias Pal Dukagjini na ka lene te shkruar nje flete tejet te ndjere te bashkarratise se tij me Camajn e te tjere nacionaliste shqiptare me 1948-n kur mesuesi i ri nuk mund te rronte me mes kreshtave te namuna qe befas u ishte pakesuar ajri por qe gjithsesi do ti merrte ato shllime e kthjellime me vete ne mengen e kemishes per ti shperfaqur ne poezi novela romane. Si stacion te pare nis studimet per letersi ne Universitetin e Beogradit ku meson italianistike romanistike sllavistike gjuhe klasike teori letersie etj. Ne veren e vitit 1956 largohet nga Jugosllavia per ne Rome ku studion serish per letersi dhe mbron doktoraturen. Ne kryeqytetin italian me perkrahjen e klasikut te letersise shqiptare ne diaspore Ernest Koliqi drejton revisten Shejzat si dhe studion se afermi boten arbereshe qe e ka per zemer. Ne agun e viteve 60 Martin Camaj do te zhvendoset ne boten gjermanike me te tjera synime te vetat kulturologjike. Ne Universitetin e Mynihut behet profesor i gjuhes dhe i letersise shqiptare ku do te sherbente gjithe jeten. Ai eshte ne kete linje nje vazhdues i denje i vepres albanologjike te nje vargu dijetaresh te shquar europiane me punimet e tij qysh heret mbi gjuhen shqipe Mesharin e Buzukut te folmen shqipe ne provincen e Avelinos hartimin e nje gramatike shqipe sendertimin e nje antologjie me kenge shqiptare etj.
Personaliteti i tij shpalohet ne dy profile ate te shkrimtarit dhe te dijetarit. Si shkrimtar ai eshte kryesisht poet dhe prozator por dhe autor dramash. Ne gjithe korpusin e tij letrar levrin bota shqiptare here si lirike mes dy moteve here si rrathe e here si palimpsest. Nje nder veprat me te spikatura te tij eshte Dranja cilesuar nga Arshi Pipa si nje nga kryeveprat e letersise shqipe shkruar ne trajten e madrigaleve ku sipas ndonje lexuesi vete fati i poetit eshte i ngjashem me ate te Dranjes ani se ai nuk do te zvarritej per asnje cast ne jete. Personalisht e ruaj si kujtim te cmuar nje liber poetik te Martin Camajt Me pendlat e korbit te bardhe shqip dhe gjermanisht perkthyer nga Hans-Joachim Lanksh ku para dhjete vjetesh gjate nje darke ne Vjene mu dhurua nga njerezit e Kulture-Kontaktit. Diku Camaj tregon se si njehere ne femijeri kishte pas prekur pa dashje gjarpnin e lemuet nen gemushe. Me vone shkruan ai mora vesh se paska tekste te shkrueme edhe mbi lekuren e gjarprit... cka mbase u be shkas per palimpsest-et e tij. Mundet qe jo rastesisht ato jane nder krijimet e fundit te poetit po si per te na thene se vete jete e tij ishte e per-nen-shtresezueme si ato palimsestet e vjetra te murgjve mesjetare.
Ky shkrimtar ka meriten se eshte vazhduesi i gegerishtes letrare ne letersi dhe kjo eshte mbase ana me fondamentale e vepres se tij ne kohen kur shqipja ne vendin ame po vihej ne standard dhe gegerishtja letrare po pushonte se gjalluari. Prandaj dhe ne kete qasje vepra e tij eshte tejet e perfillshme. Fjala nuk eshte assesi per nje kunderpeshe ndaj normes letrare por per levrimin ne hulline e tradites te asaj gjuhe qe ai i perkiste me rrenje dhe ku ne gjendjen e tij krijuese nuk mund te ndodhte ndryshe. Martin Camaj ka shkruar ne variantin letrar gege dhe e ka perpunuar vazhdimisht me vetedije sistemin ortografik te gjuhes se tij duke dashur tu afrohet sa me shume kerkesave te lexuesit te sotem shqiptar shprehet studiuesi Bardhyl Demiraj. Per shkak te ashtit kulturor nga vinte formimit dhe mbrujtjes se tij te hershme letrare si dhe rrethanave jetesore specifike shkrimtarja gege ishte vazhde e panderprere per te qe ndoshta ne mungese te nje autori si ai nuk do te kishte nje tjeter te dyte qe te mund te vijonte ta ushtronte ate.
Modeli i nje intelektuali ndryshe emigroi politikisht por nuk u mor me politikeMartin Camaj me se fundi po del nga endrra dhe po zbret ne toke mes nje lexuesi me te shumte se deri me sot. Ndonese vone per nje personalitet te atij kalibri qe tash per tash ka gjase te njihet me mire ne Gjermani Austri Itali se ne Shqiperi. Pa bere fjale per ne Kosove dhe Kalabri tek arbereshet ku gjithashtu ai eshte i mirenjohur. Ai emigroi politikisht por pa qene nje emigrant politik si te tjeret. Ai ishte besnik i postulatit te tij se nje shkrimtar duhej ta bente profesionin si prifti zanatin e vet domethene me perkushtim te pazakonte. Ndaj ai mbetet nje model intelektual ndryshe nder shqiptaret e dijes dhe qendreses morale te shekullit te 20-te. Camajn deri tani e kemi pasur 23 vjec kur na iku ne pragun e viteve 50 pastaj 67 vjec kur jeta e tij u shua ne fillim te viteve nentedhjete e kemi sot 85-vjecar kur ai po shugurohet si nje figure e shquar e kombit do ta kemi dhe njeqindvjecar kur dhe do te permbyllet si te thuash shekulli i Camajt. Tash kaq vite qe ai nuk eshte mes nesh por kjo nuk do te thote se ai nuk ka folur sic ka ditur vetem ai te fliste permes paradigmes poetike filozofike te letersise se tij ku nje dite e ka dhe korbi si dhe te nje dekorimi artistik gjithe filigrame te argjendta curresh te eperme ne ane te Drinit.
Jemi duke bere fjale per Camajn e befas mendja na vete te Mitrush Kuteli i cili vetem para pak javesh mundi ta meritonte titullin Nderi i Kombit Kur dhe Kuteli ishte po aty i njohur e i mirenjohur prozator i rralle perkthyes i zoti etj. Dikush mund te thote se nuk ka ndonje problem jo te gjithe shkrimtaret do te hyjne pernjeheresh ne panteon jo te gjitha dekoratat do te jepen ne nje dite etj. A nuk ishte Aleksander Dyma qe mundi te hynte pas dyqind vjetesh ne Panteonin francez Ja pra qe ka kohe... Me panteon seshte fjala vetem per ndonje dekorate qe mund te jepet nga Presidenti pasi shpesh nuk jane dekorimet e larta qe percaktojne meritat krijuese aq me teper te nje shkrimtari artisti apo te nje shkencetari. Ato jane me teper gjeste honorifike qe thene shqip i bejne me nder institucionit dhe vendit se sa vete personit po qe sidoqofte kane rendesine e tyre. Per sa i perket Martin Camajt fjala eshte per dicka me te thelle a eshte marre deri me tash me gjithe seriozitetin e duhur vepra e tij Apo ka pasur dhe paragjykime etj. Njezet vjet na duken shume ne nje shoqeri te hapur per ta ngjitur nje shkrimtar si ai ne lartesine e merituar. Fjala eshte per nje vleresim institucional te figures se tij pasi studiues te vecante qe jane marre me te ka pasur e ka. Martin Camaj ishte dhe albanolog por e ka pasur nderin Akademia jone e Shkencave ti beje vend atij ne gjirin e saj ashtu si dhe Arshi Pipes. Mund te thuhet po ka rregulla udhezime ligje smund te shpallet akademik dikush qe nuk rron me etj. Flitet gjithnje per gjeste simbolike ku te beheshin perjashtime per figura disidente qe koha kur ata rrojten i kishte perjashtuar padrejtesisht.
Cdo popull e qyteterim eliten e vet kulturore e ka per krenari dhe nuk ngurron ta vere ne panteon. Por ne Shqiperi eshte ende problem qe institucionet qeveritare te kapin ritmin e joqeveritareve ente botuese shoqata studio studiues qe promovojne vlera dhe figura kulturore permes botimeve perkujtimoreve videove dokumentareve etj. Te tilla ka pasur dhe per Camajn por qe deri tash nuk kane mjaftuar per ta ngritur ne piedestalin e merituar. E nese kesaj here problemi i tij mori rruge sduhet harruar se ka dhe mjaft figura te tjera te atij plani qe ende nuk e kane marre shkelqimin e merituar si Bilal Xhaferi etj.