E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shume kohe para ekranit

Rreziku eshte maksimal per femijet

Nuk eshte i panjohur fakti qe jeta sedentare ka nje ndikim te jashtezakonshem tek obeziteti dhe perkeqesimi i shendetit. Por jo te gjitha sjelljet sedentare kane te njejtin efekt kjo sipas nje studimi te fundit qe analizon lidhjen mes presionit te gjakut te femijet dhe zgjedhjes se tyre per te kaluar kohen ne menyre pasive qe perfshin shikimin e televizorit lojerat ne kompjuter apo leximin. Disa studiues ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Spanje kane bashkepunuar per nje studim ne te cilin jane perfshire 111 femije te moshes nga 3 deri ne 8 vjec. Ne perfundim te tij ata zbuluan se nga te gjitha format e qendrimeve pasive qe ata moren ne shqyrtim qendrimi perpara televizorit me ore te zgjatura ishte me i demshmi. Kjo sepse nje qendrim i tille ka lidhje me presionin e larte te gjakut. Sa me shume te shohin televizor femijet aq me i larte eshte presioni i gjakut dhe efektet e kesaj jane shume te renda pavaresisht nga pesha e femijes. Per me teper sjellje te tjera sedentare si perdorimi i kompjuterit nuk ishin te lidhura me nje rrezik te tille pra me perfshirje te presionit te gjakut. Keto rezultate tregojne se jeta sedentare dhe me specifikisht qendrimi i sterzgjatur para ekranit lidhet me nivelin e presionit te gjakut dhe me shkallen e obezitetit. Per te percaktuar nivelin e inaktivitetit pergjate nje jave femijet qe moren pjese ne kete studim mbajten acelerometra nje aparat qe mat rrahjet e zemres gjate 24 oreve dhe te gjitha situatat ku ndodhet trupi shtrire ndenjur apo ne levizje. Studiuesit e konsideruan nje nivel te caktuar rrahjesh te zemres gjate nje dite si nje nivel sedentar. Te dhenat qe moren nga femijet permes aparatit i bene bashke me te dhenat e ofruara nga secili prej prinderve dhe keshtu arriten qe te dilnin ne perfundimin e mesiperm presioni i gjakut sa vjen e behet me i larte me kalimin oreve te nje femije para ekranit te televizorit. Gjate javes se proves femijet ne pergjithesi kaluan nje 5-oresh ne dite ne menyre sedentare dhe nga keto 1.5 ore u kaluan para televizorit. Gjate kesaj kohe shkencetaret vune re se presioni i gjakut ishte rritur shume dhe se ekzistonte nje lidhje shume e forte dhe e ndjeshme mes tij dhe qendrimit para ekranit. Femijet qe shihnin cdo dite nga 90 deri ne 330 minuta televizor kishin nje presion gjaku te tipit sistolik dhe se krahasuar me presionin e gjakut kur femija bente nje tjeter veprim sedentar lexim kompjuter ai ishte shume me i ndryshem. Rezultatet e ketij studimi jane botuar ne faqet e revistes shkencore New Scientist dhe sipas kerkuesve behet fjale per nje alarm te vertete. Kjo pasi femijet e nje moshe te caktuar kryesisht deri ne pubertet kalojne nje kohe shume te gjate para ekranit te televizorit dhe pasojat e nje ndenjeje te tille sedentare dhe te gjate do te shfaqen me vone ne jeten e tyre. Sipas statistikave pjesa me e madhe e femijeve nga mosha 4 deri ne moshen 12 vjec kalojne mbi 3 ore ne dite para ekraneve te televizorit dhe ky numer shtohet gjate stines se dimrit kur shpesh televizori eshte e vetmja mundesi qe kemi per tu argetuar. Prinderit duhet qe tu gjejne femijeve menyra te tjera per te kaluar kohen qofte edhe duke i izoluar nga ekrani i televizorit pasi nje gje e tille u rrezikon seriozisht shendetin. Nje nga mjeket e grupit te studimit beri te ditur se koha e pershtatshme dhe e lejueshme e qendrimit para ekranit eshte jo me shume se dy ore ne dite dhe kjo me pauza njeoreshe. Vetem ne kete kohezgjatje ekrani i televizorit nuk do te shnderrohet ne nje ekran vrases por do te jete nje mjet zbavites e edukues. Nese femijet do te abuzojne me te si cdo gje tjeter me te cilen kalohet masa edhe ai do te jete kunderproduktiv.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›