E Diel, 1 Nëntor 2026

ÇEKI POLONI Vendasve u bën punë vetëm fitorja!

A e dini se?

Mund të themi se po përmirësohemi me çdo ndeshje që po luajmë, – tha Robert Levandovski, sulmues i Polonisë.

Çeki – Poloni

Formacionet e mundshme:

Ora 20:45, në Vrocklav

Çekia: Çeh, G.Selassie, Sivok, Kadlec, Limberski, Hubschman, Plasil, Jiraçek, Roziçki, Pilar

Baros.

Polonia: Sçezni, Piszek, Vasilevski, Perkis, Bënish, Dudka, Blaszikovski, Polanski, Muravski, Obranjak, Levandovski.

Organizatorëve të kampionatit europian u duhen tri pikët ndaj Çekisë për të mbajtur gjallë ëndrrën e suksesit në vendin e tyre. Çekët mund të pajtohen me barazimin

Polonia, e cila duhet të mposhtë Çekinë për të arritur në fazën tjetër, ka tre lojtarë të dëmtuar para ndeshjes së fundit në Grupin A. Mbrojtësi Damien Perkuis u ça keq në kërci gjatë barazimit 1-1 kundër Rusisë, kurse mesfushori Darius Dudka ka dhembje të mëdha në stomak.

Eugen Polanski është i dëmtuar në gju dhe që të tre do të monitorohen nga afër para kësaj ndeshjeje. Kapiteni i Çekisë, Tomas Roziçki, është në dyshim për shkak të një dëmtimi në tendinin e Akilit.

Çekisë i duhet gjithashtu fitorja për tu kualifikuar dhe për të eliminuar Poloninë, ndonëse mund ti mjaftojë edhe barazimi. Himni kombëtar i Polonisë hapet me vargun “Polonia nuk është humbur ende” dhe rasti i Grupit A është i tillë, pasi vendasit kanë marrë dy barazimi radhazi.

Fatin e kanë ende në duart e tyre dhe një fitore do tu garantojë kualifikimin për çerekfinalet, që do të thoshte se Polonia do të kualifikohej në këtë fazë të një turneu të madh për herë të parë që prej Kupës së Botës 1986.

Parulla për Poloninë është o tani o kurrë, pasi është ndeshja e gjashtë në Europian që do të luajë për një fitore. Skuadra e drejtuar nga Francizek Smuda nuk është dukur keq në fakt, pasi krijoi raste të shumta kundër Rusisë dhe dominoi në pjesën e parë kundër Greqisë.

Smuda pohoi se skuadra e tij u “paralizua nga presioni” në pjesën e dytë të asaj ndeshjeje, por nuk ka luksin të bëjë gabime në Vrocklav. Çekia është në pozitë më të mirë sepse në ndeshjen e fundit mposhti Greqinë 2-1, duke shënuar dy gola në gjashtë minutat e para.

Fitorja do ti garantonte skuadrës së drejtuar nga Mihal Bilek një vend në çerekfinale, kurse humbja do ti eliminonte. Barazimi do të ishte i mjaftueshëm gjithashtu nëse Greqia nuk do të mundte dot Rusinë ose nëse Rusia humb me diferencë prej gjashtë golash.

Përllogaritjet mund të jenë pak komplekse, por e qartë është vetëm një gjë- atmosfera në Vroclav do të jetë e bukur. Qyteti është vetëm një orë larg kufirit çeko-polak dhe 9000 biletat e mbetura në dispozicion u blenë nga tifozët çekë.

Në total do të jenë rreth 50,000 tifozë miq në Vrocklav, ku zona e tifozëve është zgjeruar shumë. Autoritetet shpresojnë se nuk do të ketë probleme të tilla si ato mes tifozëve polakë dhe rusë- historikisht polakët kanë marrëdhënie më të mira me fqinjët jugorë.

Përballjet direkte:

- Pesë përballjet e mëhershme mes këtyre skuadrave kanë përfunduar me fitoret e vendasve Polonia ka fituar tri ndeshje dhe Çekia dy.

- Përballjet e vetme zyrtare kanë qenë në eliminatoret e Kupës së Botës 2010; Polonia fitoi 2-1 në Korzov në tetor 2008, kurse Çekia fitoi 2-0 në Pragë 12 muaj më vonë.

Polonia:

- Barazimi do ta bënte Poloninë skuadrën e parë që do të merrte tri pikë në po aqë ndeshje në një Europian.

- Polakët kanë humbur vetëm një ndeshje në 14 të tilla që prej një viti. E vetmja humbje e tyre ka qenë ajo 2-0 kundër Italisë në nëntor 2011. Polonia nuk njeh humbje në tetë ndeshjet e fundit (5F, 3B).

- Polakët kanë kthyer në gol 2.6% të gjuajtjeve në Euro 2008, rekordi më i dobët në atë turne, por kanë arritur të shënojnë vetëm dy gola nga 28 gjuajtje në Euro 2012 (7.1%).

- Nëse Polonia nuk fiton, do ti bashkohet Rumanisë dhe Zvicrës si skuadrat e vetme që kanë dështuar të fitojnë në gjashtë ndeshjet e tyre të para në Europian. Edhe Rumania dhe Zvicra pritën deri në ndeshjen e nëntë për të marrë fitoret e para. Asnjë skuadër nuk ka luajtur aq shumë ndeshje sa polakët pa fituar në turne.

 

Çekia:

- Milan Barosh ishte golashënuesi më i mirë në Euro 2004 me pesë gola. Vetëm gjashtë lojtarë kanë shënuar gjashtë ose më shumë gola në një Europian: Mishel Platini (9), Alen Shirer (7), plus Rud van Nistelroi, Patrik Klaivert, Tierri Henri dhe Nuno Gomes (me nga 6).

- Ndeshja e çekëve kundër Greqisë prodhoi vetëm 15 ndeshje më pak në një ndeshje të Europianit që prej vitit 1980.

- Kundër grekëve ata u bënë skuadra e parë që arritën epërsi me dy gola në gjashtë minutat e para të një ndeshjeje në Europian.

- Goli i Petr Jiraçek kundër Greqisë, pas dy minutash dhe 14 sekondash, është goli i tretë më i shpejtë në historinë e Europianit. Lojtarët e vetëm që kanë shënuar gola më të shpejtë janë rusi Dmitri Kiriçenko (1 minutë e 7 sekonda kundër Greqisë në 2004) dhe Sergei Aleinikov i Bashkimit Sovjetik (2 minuta e 7 sekonda kundër Anglisë në vitin 1988).

Mihal Bilek: Çekia mund ta durojë presionin

Trajneri i Çekisë, Mihal Bilek, ka lavdëruar lojtarët e tij për reagimin e duhur ndaj presionit të madh ndaj tyre për të arritur një vend në çerekfinale të Euro 2012, pas fitores 2-1 kundër Greqisë në Grupin A të martën.

Megjithatë, Bilek është i shqetësuar për atë që mund të tregojnë skanimet e lojtarëve të tij të dëmtuar, por ishte krenar që lojtarët e tij kanë arritur të përballen me presionin e madh. “Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë dhe ishim mjaft të mirë në fushë, e qarkulluam topin shumë mirë”, ka thënë ai.

“Ishte një pjesë e dytë më e fortë sepse Roziçki nuk mund të luante dhe më pas pësuam një gol të tmerrshëm që i lejoi grekët të kthehen sërish në lojë. Mbrojtja jonë luajti mjaft mirë. Jam i lumtur sepse luajtëm nën një presion shumë të madh sepse e dinim se Europiani ynë do të merrte fund nëse humbnim ndeshjen.”

 

Titon apo Sçezni, kjo është dilema e trajnerit Smuda

Francizek Smuda do të vendosë para ndeshjes se kush do të jetë portieri i Polonisë për ndeshjen kundër Çekisë. Smuda ka thënë: “Do të vendos për këtë para ndeshjes, por të dy portierët kanë pikat e tyre të forta.”

Edhe pse Titon ka qenë deri tani zëvendës i Sçeznit, ai ka folur me besim te vetja për mundësinë e të qenët titullar kundër çekëve. “Do të shohim se çfarë do të vendosë trajneri. Jam i interesuar të di se kush do të fitojë besimin e tij.

Të them të drejtën, pres të luaj titullar, por vendos trajneri. Rivali i tij për këtë vend, Sçezni, ka shtuar: “Trajneri është ai që vendos. Unë jam gati, kam besim te vetja dhe shpresoj të më zgjedhë mua. Kjo është e bukura e sportit, secili luan për vendin e titullarit.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›