EKSKLUZIVE/Ekrem Bardha: Si organizova vizitën e parë të Berishës në SHBA më 1991
Konsulli i nderit i Shqipërisë në SHBA, Ekrem Bardha, një nga personalitetet atdhetare më të spikatura të diasporës në Amerikë, i cili për vite me rradhë me veprimtarinë e tij patriotike ka kontribuar për kauzën shqiptare, vjen me një rrëfim ekskluziv për "Gazeta Shqiptare" duke sqaruar rolin e tij në promovimin e identitetit dhe të vlerave të kombit në SHBA, veçanërisht kontributin e tij për rrëzimin e diktaturës komuniste dhe lobimin e bërë në Uashington për të mundësuar pavarësinë e Kosovës.
Ekrem Bardha, një ndër të vetmit drejtues të diasporës shqiptare në SHBA i cili ka patur një korrespodencë të rregullt me 7 Presidentë amerikane, sqaron në këtë rrëfim si loboi me kongresistët amerikanë në vitin 1991 për të mundësuar takimet e para në Uashington të Berishës, përballjen me drejtuesin e fundit komunist, Ramiz Alinë, arsyet e arratisjes në moshën 19-vjeçare etj.
Çfarë arsye e detyruan djaloshin 19-vjeçar, Ekrem Bardha të arratisej nga Shqipëria në vitin 1959?
Unë u rrita pranë familjes në Leskovik ku edhe kreva arsimin fillor dhe tetëvjeçar. Ato kohë që mos i kujtofshim më kurrë, familja ime me prejardhje nacionaliste nuk e duronte dot në gen pushtetin e Enver Hoxhës dhe diktaturën komuniste. Si të tillë familja ime, ne të rinjtë që ishim në atë kohe, jo vetëm që nuk e pranonim, por u rrebeluam dhe vëllai im ishte i pari që u arratis për në botën e lirë të demokracisë. Vëllai im pësoi fatin tragjik i tradhëtuar nga njerëzit dhe u pushkatua nga pushteti komunist, eshtrat e të cilit edhe sot nuk janë gjetur dhe nuk po i gjejmë. Kjo ishte fytyra e vërtetë e diktaturës që njerëzit i vriste dhe i linte pa varr. Në këtë natë të zezë të trishtueshme të regjimit ne i thamë vetes: o të vdesim, o të rrojmë si njerëz në botën e lirë dhe kështu duke marrë parasysh edhe vdekjen, familjarisht u arratisem drejt botës së lirë, drejt botës së demokracisë. Morëm me vete mallin dhe dhimbjen e dheut tonë dhe ushqyem urrejtje pa kufij ndaj regjimit gjakatar në Shqipëri.
Kur e vizituat për herë të parë Shqipërinë pas arratisjes suaj në moshën 19-vjeçare?
Në Shqipëri u ktheva në korrik të 1991, tridhjetë e tetë vjet pas arratisjes.
Çfarë përshtypje ju la kjo vizitë?
Shqipëria kishte ndryshuar. Nuk ishte ajo që kisha lënë unë. Mund të flisje pa frikë, i lirë tashmë të thoje atë që mendoje.
Z.Bardha, sa dhe si ka ndryshuar Shqipëria nga hera e fundit që keni qenë këtu?
Është njësoj si të pyesësh a ka ndryshim nata me ditën. Sot mjafton të kujtojmë që dje kishte diktakurë, burgje, kampe përqëndrimi, kampe vdekje, sot ka liri, mund të thuash çfarëdo dhe për këdo gjë që për të kaluaren ishte një ëndërr. Mjafton të sjell dhe një argument: infrastrukturën rrugore. Kur jam kthyer për herë të parë në Shqipëri pas 38-viteve në mërgim, besoja se vendi edhe pse nën një diktaturë të egër do të kishte përparuar disi. Fatkeqësisht gjeta një Shqipëri të mjeruar në kuptimin e plotë të fjalës. Dëshironim të shihnim një Shqipëri më të mirë, disi të zhvilluar. Këtë e dëshironim edhe pse e urrenim pushtetin tmerrësisht. Vendi ishte pa rrugë. Sot nuk mund t'i kuptoj dot ata që thonë se s'ka ndryshim infrastruktura rrugore. A kishte ndonjë tunel në kohën e diktaturës? A kishte autostrada? A ka sot tunele? A ka sot autostrada? Është e vërtetë se ka ende shumë për t'u bërë por duhet të pranojmë realitetin dhe të mos futim brenda politikën. Të jemi realistë dhe të pranojmë përparimet që janë kryer qoftë në periudhën e Fatos Nanos, Pandeli Majkos, Ilir Metës dhe tani të Sali Berishës. Realiteti, për mua që vij nga diaspora është se e ndjej veten të kënaqur me këtë përparim që shoh.
Ju keni njohje të hershme personale me liderët kryesorë të politikës shqiptare. Cili është vlerësimi juaj për ta?
Nuk mund të identifikohem me të majtët apo me të djathtët. Unë kam shumë miq nga të dy palët. Me të gjithë Presidentët kam një miqësi dhe ndjej një respekt të veçantë. Gjitmonë i kam pritur dhe respektuar si Presidentë të vëndit dhe të popullit tim. Më vjen mirë kur dëgjoj nga të dy palët se ndaj tyre ka pasur dhe ka me pak kritika se sa ndaj politikanëve dhe udhëeheqësve të dy palëve. Uroj që të mos mbeten në historinë e Shqipërisë, thjesht dhe vetëm si Presidentë që shpërndajnë dekorata kujtdo që i del para.
Z.Bardha, ju keni organizuar në vitin 1991, takimet e Berishës dhe Pashkos në Uashington në Departamentin amerikan të Shtetit. Si arritët të lobonit për të realizuar ato takime historike?
Si shumë shqiptaro-amerikanë edhe unë informohesha për ngjarjet në Shqipëri nga ato që dëgjoja prej Zërit të Amerikës ku më bëri përshtypje një intervistë e Gramoz Pashkos, i cili mesa më kujtohet tha se pa u rrëzua piramida e Enver Hoxhës në Shqipëri nuk ka për të ardhur demokracia. Duke biseduar në telefon me Petrit Danin, i cili ndodhej në Tiranë, e pyeta se ç'mund të më tregonte për të, pasi dija vetëm që vinte nga një familje komuniste. Ai më tha se Gramoz Pashko bashkë me Sali Berishën ishin personat më me peshë që po ndihmonin proceset demokratike në Shqipëri.
Ishte hera e parë që dëgjonit për Berishën?
Po, hera e parë. Nuk e njihja. Ndaj pasi u këshillova edhe me Skënder Perollin, vendosmë të shkonim në Uashington dhe t'i kërkonim Departamentit amerikan të Shtetit që t'i ftonte në Amerikë të dy. Bashkë me Skënder Perollin dhe bashkatdhetarë të tjerë qe ndjenim për atdheun,dolëm të prisnim Berishën e Pashkon në aeroportin "J.F.Kennedy" të New York-ut.
Cila ishte përshypja e parë që krijuat?
Berisha, shtatlartë, karizmatik, të bënte për vete, me lëvizjet dhe të folurën për demokraci. Ndërsa Pashkoja kishte pamjen tipike të një intelektuali të kohës. Duke i parë, mendova me gëzim se edhe Shqipëria kishte njerëz të rinj e demokratë, që mund ta përfaqësonin me dinjitet. Për t'u rikther në pyetjen më lart, mysafirët i shoqëruam në Uashington. Kryetari i grupit parlamentar të Kongresit Amerikan për Punët e Jashtme, i nderuar Ëilliam Broomfield, i dëgjoi me vëmendje raportimet e tyre për situatën politike në Shqipëri dhe për nevojat e ngutshme ekonomike.
Cilat ishin kërkesat që Berisha-Pashko paraqitën në këtë takim?
Berisha dhe Pashko theksuan vështirësitë që gjente partia e tyre në një shtet ku pluralizmi sapo ishte mbjellë. Pastaj ata patën takime në DASH dhe në institucione të tjera. Zyrtarët amerikanë iu premtuan përfaqësuesve të PD ndihmë të gjithanshme për ngritjen e institucioneve demokratike.
Aso kohe, në mos gaboj, ju keni organizuar edhe vizitën e dytë të Berishës në SHBA..
Po është e vërtetë. Herën e dytë, Berisha erdhi në Amerikë me Azem Hajdarin. Në fjalimin që Berisha mbajti në Kongresin Amerikan në Uashington, përshkroi historinë e gjatë të popullit shqiptar, i cili po dilte nga një diktaturë e gjatë dhe e lodhshme. Prandaj ky popull kishte nevojë të madhe për ndihmë. Fjalimi i tij u prit me shumë interes nga të pranishmit. Por në atë fjalim që mbajti Berisha unë nuk isha dakord me atë ç'ka tha ai se "Shqipëria dilte nga një diktaturë e gjatë 67-vjeçare". Mendimin tim ia shpreha. Kohën e qeverisjes së Zogut nuk mund ta quanim të njëjtë me kohën e qeverisjes në komunizëm. I pranishëm në këtë moment pranë nesh ka qenë edhe shkrimtari, Ismail Kadare, i cili gjithashtu ndërhyri dhe theksoi të njëjtin mendim, pasi nuk mund të ngatërrohej kurrë regjimi mbretëror shqiptar me regjimin diktatorial komunist.
Si e kujtoni takimin tuaj të parë me Ramiz Alinë?
Me rastin e festës kombëtare të Pavarësisë së Amerikës, ambasadori i SHBA, Ëilliam Rayerson, më dërgoi një ftesë për të marrë pjesë në pritjen që do të jepej më 4 korrik '91 tek Hotel Dajti. Ishte ftuar edhe Presidenti, Ramiz Alia. Pritja po kalonte në një atmosferë të mirë. Gjatë pritjes takoja të njohur, qeveritarë, përfaqësues të partive politike, artistë e gazetarë. Në një çast u ndodha përballë me Presidentin shqiptar, Ramiz Alinë. Për një çast u hutova. Por si President i Shqiperisë i dhashë dorën dhe i urova ditë më të mbara për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
A u penduat atë çast teksa i jepnit dorën ish-udhëheqësit të fundit komunist, drejtues i atij regjimi që persekutoi familjen tuaj, u vrau vëllai e ju detyroi të arratiseshit?
Demokracia amerikane më ka ndihmuar të kuptoj se hakmarrja dhe ekstremizmi, që ne shqiptarët i quajmë burrëri janë të dëmshme. Dorën që unë ja dhashë Ramiz Alisë, ja dhashë si respekt për insitucionin, si President i vëndit tim, gjë që në SHBA të gjithë pa dallim përkatësie partiake e nderojnë dhe respektojnë atë si kryetar të kombit dhe flamurit të vendit që ai përfaqëson. Dhe çka është e vlefshme dhe demokratike e respektova dhe i dhashë dorën, se ai ishte Presidenti i parë pluralist që e kishte zgjedhur dhe pranuar vetë populli shqiptar. Jam i bindur se nëse klasa e re e politikanëve shqiptarë do t'i kishte parasysh virtytet e demokracisë amerikane, proceset demokratike do të kishin ecur më shpejt, përparimi në çdo fushë do të ishte më i madh dhe populli më i kënaqur.
(Intervista e plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.mBalkanWeb)