E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Reali do ta fitojë Kupën e Mbretit

Kristiano Ronaldo kërkon mbështetjen e tifozëve për finalen e Kupës së Mbretit, teksa deklaron: “Do të hyjmë në fushën e lojës të fortë dhe me bindjen për të fituar. Këto janë detajet që e bëjnë këtë klub më të mirin e botës. Edhe pse “Santiago Bernabeu” do të ndahet 50% nga tifozët tanë dhe 50% nga ata të Atletikos së Madridit, kjo nuk do të na i ulë ambiciet për ta fituar këtë trofe. Ky është një eveniment që na bën entuziastë dhe të gjithë duam që të arrijmë një sukses të rëndësishëm. Do të jetë një finale e çuditshme, sepse luajmë në stadiumin tonë, por nuk mbështetemi nga pjesa më e madhe e tifozëve”. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›