Burri e padit për kërcënim me thikë, gruaja angleze: Ai do të më marrë fëmijët
TIRANE- U njohën në Angli, u martuan në Shqipëri, por nuk përfunduan bashkë. Historia e 28-vjeçares nga Anglia, Louise Haines, nuk pati një fund të lumtur, ashtu siç ajo e kishte përfytyruar. Madje, ajo tashmë duhet që të trokasë edhe dyerve të policisë, pasi duhet të sqarojë të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj nga bashkëshorti shqiptar. E kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", 28-vjeçarja nga Anglia rrëfen historinë e saj, duke nisur që nga momentet e njohjes me bashkëshortin E. D., 30 vjeç, dhe deri tek peripecitë e saj të fundit, pas akuzave se ajo ka tentuar ta vrasë me thikë burrin e saj shqiptar. Me një shqipe jo të përsosur, por të kuptueshme, Louise sqaron se asgjë nuk është e vërtetë për ato që thuhen rreth saj dhe se bashkëshorti i saj po e përdor gjithë situatën për t'i marrë fëmijët. 28-vjeçarja rrëfen se është njohur me 30-vjeçarin para shumë vitesh në Angli dhe për shkak të ndjenjave që kishte për të, u detyrua që të vinte në Shqipëri, vend ku do të nisnin edhe problemet për anglezen.
Cila është e vërteta e historisë suaj?
Burri im nuk ka thënë të vërtetën në polici. Ai ka gënjyer për të gjitha ato që ka thënë. Të gjithë këtë e ka bërë që unë të mos fitoj dot kujdestarinë e fëmijëve të mi.
Juve keni tentuar që të vrisni bashkëshortin tuaj përmes një thike?
Jo, nuk është e vërtetë. Edhe nëse burri im e ka thënë në polici këtë gjë, ai ka gënjyer. Unë jam nënë e tre fëmijëve dhe nuk mund ta shkoj nëpër mend që të bëj gjëra të tilla.
Juve, jetoni në një shtëpi me bashkëshortin tuaj?
Jo, kemi kohë që nuk jetojmë më bashkë. Unë jetoj vetëm me fëmijët e mi. Jemi duke bërë dokumentet e divorcit. Unë dua vetëm të marr kujdestarinë e fëmijëve të mi. Kam vetëm problemin e fëmijëve.
Sa kohë keni që keni ardhur në Shqipëri?
Kam 6 vite që jetoj në Shqipëri. Jam mësuar me jetën këtu, kam mësuar edhe të flas shqip.
Po me bashkëshortin pse kanë lindur problemet?
Kemi një vit pothuajse që kemi probleme me njëri-tjetrin dhe kemi nisur procedurat e divorcit. I thashë, "divorcohemi, pa problem", sepse nuk mund të jetonim më duke u zënë vazhdimisht.
E keni kërkuar juve divorcin?
Po, po, unë e kam kërkuar. Mes nesh, që kur u njohëm kishte dashuri të madhe dhe shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Por, kohët e fundit ai ndryshoi. Nuk ishte ai që unë kisha njohur në fillim. Ai nuk është më njeriu me të cilin u dashurova vite më parë, ka ndryshuar shumë. Ai ishte edhe shumë xheloz.
Si je njohur ti me bashkëshortin?
Jam njohur në Angli, ai punonte atje. Pasi kemi ndenjur një vit atje, ai erdhi në Shqipëri. Unë kisha vajzën e vogël dhe nuk mund të mos vija pas burrit tim, sepse nuk mund ta rrisja vajzën larg babait, ndaj u detyrova që të vij këtu në Shqipëri.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)