SHBA: Heqja e vizave? Nuk përmbushni kriteret
TIRANE- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kthyer dje një përgjigje sqaruese kryeministrit Sali Berisha, i cili gjatë mitingut të dy ditëve më parë në Durrës u shpreh se do të hiqen vizat me SHBA. "Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program) qeveriset me ligj dhe ekzistojnë një numër kërkesash statutore që duhen plotësuar përpara se një vend të merret në shqyrtim për anëtarësi në VWP", - sqaron ambasada e SHBA në Tiranë në një reagim për "Gazeta Shqiptare". Po sipas këtij sqarimi, "ligji aktual kërkon që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre për qind dhe të hyjnë në marrëveshje për të bashkëndarë mes tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara, ndër kërkesa të tjera". "Niveli i refuzimit në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 përqind", - shprehet ambasada amerikane në Tiranë. Një ditë pas deklaratës së kryeministrit, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh besimplotë për realizimin e këtij premtimi. "Sali Berisha i mban premtimet", është shprehur Topalli, gjatë takimeve në Koplik.
OPOZITA
Dy prej deputetëve socialistë ironizuan dje deklaratën e bërë nga kryeministri për këtë gjë. Nënkryetari socialist i Kuvendit, Namik Dokle tha se: "Në mitingun me njerëz të paguar dhe të tjerë të kërcënuar me copën e bukës e vendin e punës që Sali B. organizoi në Durrës, u tha të mbledhurve aty se ai, pra Sali B. do të heqë vizat me SHBA. Dhe kush?! Ai që urdhëroi vrasjet e 21 janarit dhe shpërfilli ekspertizën e FBI-së dhe na vuri përpara "ekspertizën e Ndocit", ai që ngriti fabrikën e vdekjes në Gërdec dhe shkaktarët i mban ministra e deputetë, ndërkohë që në SHBA drejtësia e ka thënë fjalën e vet. Dhe kush?! Ai që organizmat ndërkombëtare dhe amerikane e kanë cilësuar si kryeministër që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë. Ai që theu embargon e OKB-së dhe furnizoi kasapin e Ballkanit me karburant kontrabande. Ai që kur SHBA dhe partnerët e tjerë të NATO-s vendosën të sulmojnë monstrën për të çliruar njëherë e përgjithmonë Kosovën, ju kundërvu marrëveshjes së Rambujesë", tha Dokle. Ndërsa nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe komentoi dje, në 'Facebook': "Sali Berisha do heqë vizat me SHBA: Po mirë, kush e merr vendimin për të hequr vizat, Sali Berisha apo Barak Obama? Sali Berisha mund vetëm të heqë vizat shqiptare, por kurrë vizat amerikane. Vizat amerikane i heqin amerikanët. Sali Berisha kur premton këtë, natyrisht na merr për budallenj. Por, ne duhet të dëshmojmë se e ndëshkojmë mashtrimin", - komentoi Braçe. Nga ana e tij, kreu i PDS-së, Paskal Milo, nga Korça e quajti mashtrim, premtimin e Berishës për heqjen e vizave me SHBA. "Vizat që Sali Berisha premton për SHBA është një tjetër mashtrim elektoral që ai kërkon t'u bëjë shqiptarëve. Nuk mund SHBA t'i japin një letër të tillë që ta keqpërdorë Berisha në fushatë. Që Shqipëria të shkojë pa viza në SHBA, duhet të plotësojë shumë standarde demokratike, në radhë të parë duhet të ketë qeveri demokratike, duhet të ketë institucione të pavarura, gjykata të pavarura", u shpreh Milo.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)