Januzaj refuzon Kombëtaren, më pas shpallet lojtari i ri i vitit
Pavarësisht se ditë më parë xhaxhai i talentit të Mançester Junajtid, Adnan Januzajt, kishte deklaruar se familja është vënë nën presion nga Shqipëria dhe Belgjika për ta marrë Adnanin në Kombëtare, një tjetër deklaratë ka bërë babai i talentit.
Abedin Januzaj pohon se Adnani në të ardhmen e afërt nuk do të luajë për asnjë përfaqësuese, pasi është i përqendruar për të kaluar tek ekipi i parë i Junajtid. “Askush nuk na ka ftuar nga Shqipëria. Kur të na thërrasin, do t’i refuzojmë. Belgjika mbetet opsion”, - tha Januzaj.
Ndërsa gjatë mbrëmjes së të mërkurës Januzaj është shpallur lojtari më i mirë i vitit në radhët e të rinjve të gjigantit anglez, Mançester Junajtid.
Ky çmim për Adnanin vjen pas paraqitjes së tij të shkëlqyer ndaj Liverpoolit në Old Trafford këtë javë, ku madje ka marrë edhe komplimente nga Sir Alex Ferguson.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)