ELBASAN/ Pranga trafikantit te mallrave
ELBASAN - Trafikonte mallra kontrabande pranga 59-vjecarit ndersa shpallet ne kerkim edhe nje 34-vjecare. Nga ana e Sektorit kunder Krimit Ekonomik-Financiar u arrestua shtetasi Shaban Fezulla 59 vjec me banim ne Pogradec. Gjate kontrollit te ushtruar ne mjetin tip furgon te tij me targe PG 5543 B ne vendin e quajtur Ura e Lizes ne aksin Elbasan - Librazhd ai u kap duke transportuar nje sasi prej 150 kuti brenda te cilave gjendeshin kikirike me nje peshe 1 ton beri te ditur policia. Po keshtu ne ambientet e shoqerise AL-MAK sh.p.k me administratore shtetasen H.Gusho 34 vjece e cila eshte shpallur person ne kerkim u gjeten mallra te tjera kontrabande si 6 thase me arra te qeruara 130 kuti kikiriku me mbishkrimin Klasik-Almak bajame 35 kg qiqra miell si dhe nje sere makinerish te destinuara per prodhim te artikujve te mesiperm. a.k