Mula rishkruan Boranen pas 27 vjetesh
Vecse emocionet e tradhtojne. Tashme eshte bere me i ndjeshem teksa flet perlotet vazhdimisht. Por nuk eshte edhe aq e thjeshte. Ne moshen 83-vjecare kompozitorit dhe baritonit te njohur Avni Mula i duhet ti kthehet skenes operistike. Sigurisht jo per te kenduar por per te mbikeqyrur punen per ngjitjen ne skene te operes se krijuar prej tij Borana. Ka qene prill i vitit 1984 ku kjo veper pati premieren ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit dhe po ne kete skene ajo ngjitet 27 vjet me vone. Duke iu permbajtur programit per rikthimin e krijimtarise shqiptare drejtuesit e TKOB-it menduan ti shpupurisnin pluhurin pikerisht tani Boranes edhe si nje dhurate ditelindjeje per kompozitorin. Jam shume i kenaqur qe Borana po vihet ne skene jo thjesht per faktin qe ajo eshte vepra ime dhe e kam punuar me shume
dashuri por sepse po ringjallet nje veper shqiptare thote kompozitori teksa shpreh keqardhjen e tij qe vepra ishte harruar prej vitesh. Madje aq shume ishte lene pas dore saqe partiturat e saj ishin demtuar. Per kete arsye kompozitorit iu desh te ulej serish ne piano dhe te rilidhte ne pentagram notat e fshira. Ai premton se eshte varianti origjinal dhe nuk behet fjale per ripunime. Teksa flet duket me i cliruar. Ta shohe te rivihet ne skene edhe nje here kete veper eshte nje lloj pengu i shlyer per kompozitorin me origjine nga Gjakova. Kur e pyet per bashkepunimin me artistet e rinj ai buzeqeshet e thote se i pelqen puna me ta pasi jane jo vetem te talentuar por edhe e duan punen por pamja nderron menjehere behet melankolik kur i bien ne mend miqte e tij te vjeter te gjithe ata kengetare qe kane interpretuar ne kete veper e qe tani fatkeqesisht nuk jetojne me si Ramiz Kovaci Ibrahim Tukici apo edhe Gjergj Zheji i cili ka realizuar libretin e operes me tre akte. Mula kujton se vepra eshte pritur shume mire ne vitin 84. shte nje veper me karakter te forte patriotik dhe vepra te tilla u qendrojne te gjitha koherave. Kur u shfaq per here te pare u prit mjaft mire. Madje u shfaq njehere edhe ne kalane e Krujes ku u ndoq nga gjithe populli i Krujes tregon kompozitori teksa kujton se ngjarjet e vepres zhvillohen ne kohen e Skenderbeut. Por pervecse nje veper mbi perpjekjet shqiptare ajo ka edhe nje shtyse familjare. Emocionohet kur kujton historine e familjes se tij e detyruar te lere vatren e vet per te ardhur ne Shqiperi. Ne e donim Shqiperine por lame vatrat per shkak te luftes thote kompozitori. Kjo eshte nje tjeter arsye pse Mula e konsideron si nje nga veprat me te rendesishme te karrieres se tij si kompozitor. Tre vjet me pare me rastin e 80-vjetorit te lindjes se tij e bija sopranoja Inva Mula organizoi nje koncert posacerisht per kete rast ku nder te tjera kendoi edhe arien e Boranes te krijuar nga i ati.
Vepra
Borana me muzike te kompozitorit Avni Mula dhe libret te Gjergj Zhejit eshte ngjitur ne skene per here te pare ne 5 prill 1984. shte nje histori dashurish dhe tradhtish. shte viti 1448 kur Sulltan Murati II i nxitur nga Venediku sulmon Arberine. Pasi nuk e ka marre dot betejen ne shesh te mejdanit perpiqet me ane te dredhise. Tradhtari Bash Murghini dhe Ferucio nje i derguar i Venedikut qe hiqet si tregtar jane paguar te hedhin ne ere porten e kalase duke ua lene turqve rrugen e lire. Sokol Suta biri i Marka Sutes nje luftetar i vjeter zbulon planin ndaj edhe e vrasin. Per te humbur gjurmet tradhtaret hedhin hije dyshimi mbi Sokolin cka e pikellon pa mase luftetarin e vjeter i cili mbyllet ne shtepi i turperuar. Turpin qe ka mbuluar babane dhe te vellain do ta laje Borana e cila do te vishet si burre per te luftuar turqit e per te nxjerre te verteten. Pasi u ngjit dy here ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit opera u shfaq edhe ne kalane e Krujes ku u ndoq edhe nga zyrtare te larte. Aso kohe ne rolet kryesore luanin Ramiz Kovaci e Buron Spahia ne rolin e luftetarit te vjeter Marka Suta Gjoni Athanas ne rolin e Bash Murgjini Hysen Kocia ne rolin e Galanit Shqipe Mingomataj e Tatiana Kora ne rolin e Boranes etj. Orkestra drejtohej nga dirigjenti Ermir Krantja mjeshtre kori - Suzana turku skenograf - Hysen Devolli dhe regjia - Dhimiter Pecani. Sot vepra vjen me nje trupe teresisht te re.
Kompozitori i Valsit te lumturise
Do te mjaftonte vetem Valsi i lumturise kushtuar bashkeshortes se tij ruse per te hyre ne historine e muzikes shqiptare. Megjithate Avni Mula ka dhene shume me shume se kaq. Lindi ne Gjakove ne vitin 1928. Nisi te kendonte me korin e Prenk Jakoves i cili ishte i pari qe dalloi talentin tek i riu e me pas vjen ne Tirane per te kenduar prane Korit te Ushtrise. Studimet e larta muzikore i kreu ne konservatorin ajkovski te Moskes 1952-57 ku u diplomua si kengetar lirik. Karrieren artistike e nisi menjehere mbas kthimit nga Moska si solist ne Teatrin e Operes dhe Baletit ku menjehere u angazhua me role kryesore te repertorit operistik te kohes ku spikati per zerin e bukur por edhe tekniken interpretative. Vecohen realizimet e figures se Figaros tek Berberi i Seviljes te Rosinit Onjeginit tek Eugjen Onjegin Gjetes tek Mrika e Prenk Jakoves etj. Veprimtarine krijuese e nisi ne gjysmen e dyte te viteve 60 fillimisht ne fushen e kenges e te romances dhe me pas si autor i veprave te medha vokale-koncertale kantata poema vokale etj. dhe skenike ku vecohen opereta Karnavalet e Korces dhe opera Borana. Per publikun e gjere eshte i njohur per kenget e lehta si Valsi i lumturise Kenget e atdheut tim Nene moj do pres gershetin etj. shte fitues i cmimeve kombetare dhe nderkombetare si mimi i pare ne Festivalin e Berlinit 1951 mimi i Republikes i Shkalles I 1964 mban titullin Artist i Popullit dhe Nderi i Kombit.
Vepra
Titulli Borana
Muzika Avni Mula
Libreti Gjergj Zheji
Regjia Nikolin Gurakuqi
Skenografia Platon Bardhi
Kostumet Edlira Qyshka
Dirigjent Dritan Lumshi
Dirigjent kori Valmir Xoxa
Premiera 27 shkurt 1-3 Mars
Intepretojne Armaldo Kllogjeri Emiljana Palushaj Sokol Hidersha Genc Vozga Erlind Zeraliu Sokol Tomorri Solen Alla Ogert islami Luan Sula Dionis Delia Julian Gjojdeshi Ardian Kamberi etj.
ALMA MILE