E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gatuzo Jepes e Robinjo presin pezullimin

Gjesti i Xhenaro Gatuzos ne ndeshjen Milan-Totenhem vazhdon te jete lajmi kryesor ne te gjithe median italiane. Mesfushori kuqezi do te marre diten e hene vendimin per nervozizmin e shfaqur ne sfiden kunder anglezeve dhe per agresionin fizik qe pati ndaj zv.trajnerit te Totenhemit Xhordan. Sikur te mos mjaftonte kjo nga zyrat e UEFA-s theksohet se jane edhe dy milaniste te tjere qe rrezikojne te pezullohen. Sipas filmimeve pervec Gatuzos protagoniste absolute te grindjes se ndodhur ne fund te ndeshjes kane qene edhe mbrojtesi kolumbian Mario Jepes dhe sulmuesi brazilian Robinjo. Keta te dy duket te kene goditur ne mbrojtje te Gatuzos mbrojtesin Basong te Totenhemit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›