E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce Peleshi debat ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak per qendren

/ /

KORE - Qendra e qytetit te Korces para ish-kinema Morava u be dje objekt debati ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak. Sheshi para kinemase vazhdon te mbetet germadhe pasi nuk po realizohet projekti i bashkise per ngushtimin e nje pjese te bulevardit ne kete zone dhe krijimin atje te nje lulishteje. Kreu i Bashkise se Korces Niko Peleshi ne mbledhjen e radhes te Keshillit Bashkiak nuk ishte ne rend te dites problemi i mbetjes pezull te ketij projekti u shpreh se jane te djathtet ata qe po pengojne  realizimin e ketij projekti per te krijuar nje lulishte publike ne qender te Korces dhe ngushtimin e bulevardit ne nje gjeresi te njetrajtshme nga fillimi deri ne fund te tij prej 10.5 metra.
Shume qytetare te Korces vazhdojne te vuajne balten sepse ka nje  teori desktruktive nga te djathtet per te penguar zbatimin e ketij projekti tha Peleshi. Por ai nuk gjeti mbeshtetjen e  keshilltareve te djathte qe perbejne edhe shumicen ne kete keshill ndersa shumica e te majteve mungonin ne kete mbledhje te radhes. Kryetari i Keshillit Bashkiak Gjergji Pendavinji duke e cilesuar si krejt te pavend nderhyrjen e kryebashkiakut Peleshi ne mbledhje per ceshtjen e qendres se qytetit u shpreh se eshte pergjegjesia e kreut te bashkise per kete gjendje. shte vetem pergjegjesia jote qe e ke lene ne ate gjendje qendren e qytetit te Korces tha Pendavinji. Me pas kryebashkiaku Peleshi debatoi edhe me kryetarin e grupit te keshilltareve te djathte Pellumb Beqiri per qendren e qytetit te Korces. Ne si bashki e mbyllim brenda nje jave rikonstruksionin e qendres para kinemase po nuk nderhyne naten fadroma pa targa. Ne jemi penguar politikisht nga disa institucione ne kete drejtim u shpreh me tej Peleshi. Ne reagimin e tij Pellumb Beqiri vuri ne dukje se ngerci per qendren e qytetit te Korces nuk i takon Keshillit Bashkiak te qytetit por organeve perkatese dhe per me teper kjo ceshtje eshte duke u shqyrtuar ne gjykate. Mbledhja e radhes e Keshillit Bashkiak te Korces ne rend te dites kishte diskutimin e paketes  fiskale per investimet ne vitin 2011.        g.a

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›