PATOS/ Plagosje e dhune ne qytet pranga te rinjve
PATOS - Vihen ne pranga autoret qe plagosen dhe dhunuan nje shtetas ne qytetin e Patosit. Policia beri te ditur se Endri Babaliu 20 vjec dhe O.S 16 vjec u arrestuan pasi rreth ores 13.30 te se merkures ne vendin e quajtur 6-kateshi ne Patos gjate nje grindjeje per motive te dobeta kane goditur disa here me thike shtetasin me inicialet O.S dhe po keshtu ky i fundit i ka goditur ata njehere me thike. Per pasoje te dy keta shtetas kane pesuar demtime te renda dhe i jane nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale prane Spitalit te Fierit. Aktualisht gjendja shendetesore e tyre eshte jashte rrezikut. Sipas policise ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire ndaj shtetasit Orges Lutaj 19 vjec per arsye se ka goditur me thike R.S. 19 vjec duke e plagosur lehte ate. Materialet ne ngarkim te tre shtetasve njerit te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative dhe dy te tjereve per plagosje me dashje i kaluan Prokurorise. m.r