E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres dy te vdekur ne aksidente

DURRES - Dy aksidente me vdekje jane shenuar ne qytetin e Durresit brenda pak oresh njeri rrugor e tjetri ne pune. Pasditen e djeshme ne lagjen 13 te qytetit humbi jeten 47-vjecari Reshit Faruku nga Manza. Mesohet se viktima po punonte ne katin e katert te nje pallati ne ndertim kur papritur ka rene nga lartesia duke gjetur vdekjen e menjehershme. Policia e Durresit eshte njoftuar per ngjarjen e rende duke kryer verifikime mbi shkaqet e saj per te zbardhur nese ka qene pakujdesi apo per mungese te masave te sigurise nga firma ndertuese. Viktima tjeter eshte nje 24-vjecare nga qyteti i Durresit. Sipas policise B.Zeneli ishte plagosur ne nje aksident me motor ku ajo ishte pasagjere ne afersi te ures se Dajlanit. Motori i drejtuar nga 21-vjecari Z.Mamaqi humbi kontrollin duke u rrezuar. Dy personat u derguan ne spital ku pas disa oresh humbi jeten Zeneli.                              l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›