Strukturat në rifreskim, debat për kreun e PS-së
17/06/2011 Zgjedhjet në parti, kupola rozë thërret nesër Asamblenë Kombëtare
Partia Socialiste do të rifreskojë të gjitha strukturat e saj drejtuese. Kështu, do të jetë pikërisht mbledhja e nesërme e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie ajo që do të vendosë për datat në të cilat do të zhvillohen zgjedhja e strukturave të reja. Gjatë paradites të së shtunës ky forum do të mblidhet për t’u njohur me udhëzimet konkrete që do të ndjekin socialistët nga qendra në bazë për rifreskimin e të gjitha forumeve, në të gjitha nivelet. Nisur nga rregullat që përcakton statuti i Partisë Socialiste, kjo forcë politike duhej të zgjidhte të gjitha forumet e saj pikërisht gjatë këtij muaji, por për shkak të situatës së krijuar pas zgjedhjeve lokale të 8 majit lidershipi socialist ka vendosur që t’i shtyjë këto zgjedhje në fund të gushtit. Më qartë, rifreskimi i strukturave do të nisë që në fund të muajit gusht gjatë gjithë muajit shtator, duke pritur më pas mbledhjen e kongresit zgjedhor në fillim të muajit tetor. Ndërkohë që do të jetë pikërisht mbledhja e nesërme e Asamblesë Kombëtare që do të përcaktojë datën në të cilën do të mblidhet kongresi i ri i Partisë Socialiste. Kjo pasi gjatë muajit shtator asambletë socialiste në rrethe do të zgjedhin delegatët e rinj të kongresit të PS-së. Më pas do të jetë ky forum, më i larti vendimmarrës i PS-së, që do të zgjedhë Asamblenë Kombëtare të saj. Në vijim Asambleja e re do të zgjedhë kreun e ri të saj si dhe kryesinë e sekretariatin. Në këtë mënyrë, të gjitha strukturat që u ka mbaruar mandati do t’u nënshtrohen zgjedhjeve të reja. Por debati do të përqendrohet te përfshirja apo jo e kreut të PS-së në këto zgjedhje.
Debati
Sipas statutit të PS-së, gjatë muajit qershor duhej të zgjidheshin të gjitha strukturat e reja drejtuese të kësaj partie, por nisur nga situata politike në vend, procesi zgjedhor është shtyrë për në shtator. Ndërkohë që të gjitha forumeve u ka mbaruar mandati, debati mbetet për postin e kreut të PS-së. Pritet që kjo pikë të shfaqë mjaft përplasje mes radhëve. Kjo pasi, pavarësisht rizgjedhjes së kreut aktual në vitin 2009 pas zgjedhjeve të përgjithshme, një zgjedhje e tillë mund të ketë interpretime të ndryshme. Kështu, mësohet se nëse oponenca kundër Ramës do të ketë një shtrirje të gjerë brenda radhëve socialiste, atëherë mund të kërkohet dorëheqja e tij dhe zgjedhja e një kryetari të ri për PS-në.
Axhenda
Asambleja Kombëtare në mbledhjen e nesërme pritet të diskutojë mbi hapat që do të ndiqen për zgjedhjet e reja në parti. Kështu, mësohet se gjatë këtij takimi lidershipi socialist do të zbardhë qëndrimin e ri që Partia Socialiste do të mbajë në vijim përballë mazhorancës qeverisëse dhe institucioneve të dala nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të vitit 2009. Por njëkohësisht në këtë qëndrim do të shihet qartë dhe pozicioni i kësaj partie lidhur me rezultatin për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë gjatë këtij takimi përfaqësuesit socialistë do të njihen me udhëzimet që duhet të ndiqen për zgjedhjet e reja në parti.
Analiza
Gjatë këtyre ditëve në selinë rozë janë zhvilluar një sërë takimesh, të cilat kanë në qendër të tyre pikërisht analizën mbi rezultatin në zgjedhjet vendore të 8 majit. Burime pranë kësaj partie bëjnë me dije se lidershipi socialist në takimet me të gjitha grupet e punës, të ndarë sipas zonave përkatëse në të gjithë vendin, është njohur me raportet mbi një proces të tillë. Kësisoj, përmes këtyre raporteve kupola rozë jo vetëm që njihet me pozicionin e saj në këtë garë, por nga ana tjetër njihet me problemet që sjellin rezultat negativ për të.