E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjithe ne nje ligj status i ri per aftesite e kufizuara

Një pjesë e personave me aftësi të kufizuar nuk kanë të njëjtin akses për shërbimet sociale dhe ekonomike me të tjerët. E për këtë arsye është parë i nevojshëm hartimi i një ligji kuadër, i cili do të balancojë shërbimet sipas kategorive. Ndërsa për raste të veçanta do të këtë dhe diferencime sipas gradës të paaftësisë.
 
“Deri më sot ekzistojnë disa statuse për personat që nuk shikojnë, për personat që janë paraplegjik dhe tetraplegjik, por ka disa kategori të cilat nuk trajtohen. Hartimi i një ligji kuadër edhe i barazon përpara ligjit të gjitha kategoritë, por njëkohësisht merr në konsideratë edhe ato probleme të veçanta që ka secila kategori e kësaj shtrese”-tha Zv/Ministrja e Punës, Filloreta Kodra.

Në të gjitha rrethet e vendit po kryer bisedime me përfaqësues të shoqatave, që mbështesin personat me aftësi të kufizuar dhe sipas Kodrës kanë përfunduar takimet në Shkodër dhe Tiranë. Javën e ardhshme do të kryehen dhe në Korcë e Vlorë. Në vendin tonë afro 3 përqind e popullsisë rezulton me aftësi të kufizuara.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›