E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kartat po rrezikojne zgjedhjet

Denis Dedej

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka shprehur shqetesimin per ceshtjen e pajisjes me dokumente identifikimi dhe ka kerkuar qe mazhoranca te mbeshtese nismen e tyre per kartat falas, duke paralajmeruar se zgjedhjet jane ne rrezik. Shqetesimi i kryesocialistit eshte bere prezent gjate nje takimi dje, me Drejtorin e Pergjithshem te Zgjerimit te Bashkimit Evropian, Leigh si edhe me shefin e delegacionit te Komisionit Evropian, Helmut Lohan, ne seline e PS. Gjithashtu, burime brenda grupit te takimit sqarojne per "Koha Jone", se tema kryesore e debatit, kane qene zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 28 qershorit si edhe standardet zgjedhore. Ne kete takim ishin te pranishem dhe sekretarja e Marredhenieve Nderkombetare ne Partine Socialiste, Arta Dade si edhe sekretari i Komisionit te Jashtem, Taulant Balla. Nderkaq, kryesocialisti u ka shprehur perfaqesuesve te huaj se eshte pro ndryshimit dhe lehtesimeve te kartave te identitetit. Ndersa, ka kerkuar qe edhe mazhoranca te miratoje sa me pare projektligjin e Partise Socialiste per shperndarjen e leternjoftimeve falas. Duke vijuar diskutimet mbi kete pike, Rama sugjeroi qe te krijohen te gjitha lehtesite e nevojshme, per te pajisur shtetasit pa pasaporte me keto dokumente identifikimi, duke shmangur marrjen e kuponit. Sipas burimeve, ai tha se gjithcka behet me e lehte nese shmanget procesi i marrjes se kuponit. Ne vijim te sugjerimit te tij, ai shprehet kritik ndaj ndryshimeve te reja dhe rimbursimeve, pasi nuk ka nje plan te qarte se si studenteve, pensionisteve, personave me ndihme sociale apo tetra dhe paraplegjikeve do t'iu kthehet shuma e llogaritur. Kreu i selise roze solli nje shembull se si ky rimbursim mund te behet, duke shpjeguar se nese pensionistet rimbursohen 1 mije lek, ata nuk kane pse te presin kuponet, por mund te aplikojne menjehere dhe me pas t'u mbahet nga pensioni. Rama nenvizoi se ky propozim mund te lehtesoje procedurat per aplikimin, duke e bere me te lehte dhe efikas. Nderkaq nderkombetaret kane degjuar shqetesimin e shprehur per ceshtjen e pajisjes me leternjoftime, por pa shprehur nje qendrim te tyre. Ndersa Drejtori i Pergjithshem i Zgjerimit te BE-se, deklaroi se zgjedhjet e 28 qershorit jane teper te rendesishme per integrimin ne strukturat evropiane, duke i konsideruar arritjet e zgjedhjeve te lira dhe me standarde, si nje prove per kete anetaresim. D. Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›