ENVERI ME 8, BERISHA ME 9 KONGRESE
Vështirë ta besonte kush 20 vjet më parë se rrëzimi i PPSH-së nga pushteti dhe i liderit të saj nga piedestali do zëvendësohej nga një parti, lideri i së cilës do të këmbëngulte të qëndronte në krye, po si Enver Hoxha, 20 vjet e përtej. Deri në rënien e komunizmit shqiptarët besonin se qëndrimi i një lideri në krye të partisë për dekada me radhë ishte rrjedhojë e diktaturës, e mungesës së lirisë, e mungesës së demokracisë dhe rotacionit të pashmangshëm të elitave dhe lidershipeve që ajo sjell. Por thuajse 20 vjet më pas, janë demokratët që përpiqen t‘u mbushin mendjen njerëzve se qëndrimi i Sali Berishës pa mbarim në majë të kalit të partisë, qenka një produkt i mirëfilltë i demokracisë! Nëse është vërtet kështu nuk mund të mos thuash: Sa shumë i ngjaka demokracia diktaturës dhe po ashtu, sa shumë i ngjaka "demokracia" e PD-së "demokracisë" së PPSH-së! Ja, Enver Hoxha u zgjodh sekretar i parë i partisë në 8 kongrese radhazi, ndërsa Sali Berisha do zgjidhet sot për të 9-n herë radhazi duke ia kaluar edhe Enverit. Vallë kjo na qenka epërsia e demokracisë ndaj diktaturës?
***
Do ta përsërisim deri në vendosjen e demokracisë së vërtetë në partitë politike shqiptare: Rotacioni i elitave dhe i liderëve është një produkt i pashmangshëm i demokracisë, aty ku ajo vërtet ekziston. Ashtu sikundër e quan të rrezikshme për lirinë dhe drejtësinë qeverisjen permanente të shtetit vetëm nga një njeri dhe oborri i tij, dhe prandaj hap shanse për ndërrim me zgjedhje një herë në 4 vjet të qeverisjeve, po ashtu ajo kërkon edhe ndërrimin e liderëve që drejtojnë partitë. Edhe sikur një lider të jetë i jashtëzakonshëm, demokracia preferon ta largojë, sepse epërsia e saj mbi sistemet e tjera politike nuk qëndron te gjetja e një lideri të mrekullueshëm, por te ndërrimi i liderëve. Dhe duke bërë këtë ajo jo vetëm zvogëlon mundësinë e betonimit të pushteteve të rrezikshme për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, por nuk i heq mundësinë as popullit të zgjedhë të tjerë liderë dhe qeveritarë edhe më të mirë në radhët e të rinjve. Ata që sot pranojnë se në krye të PD-së nuk mund të ketë një lider më të mirë se Berisha, shfaqen thuajse identikë me të gjithë ata që për 40 vjet me radhë këmbëngulën se nuk mund të gjendej lider më i mirë se Enver Hoxha. Dukshëm kjo nuk është mendësia e demokracisë liberale, e cila nuk bazohet te besimi i verbër ndaj liderit, por te mosbesimi ndaj të metave të tij. Mendësia demokratike shkon sipas motos se asgjë njerëzore (e mirë ose e keqe) nuk mund të jetë e huaj për një njeri, pra edhe për një lider. Ndërsa mendësia autokratike ecën me moton se lideri është vetëm i mirë, se ai nuk ka të meta, epshe, ambicie që mund ta korruptojnë. Për këtë lloj mendësie lideri nuk është njeri, por perëndi. Dhe prandaj ta kritikosh liderin do të thotë të kryesh një veprim të padrejtë, madje edhe armiqësor me interesat e popullit. Për fat të keq ky është mentaliteti mbizotërues sot në Partinë Demokratike por, ku më shumë e ku më pak, edhe në partitë e tjera shqiptare.
***
Sali Berisha deklaroi para "kongresit" se deputetët do zgjedhin përsëri kryetarin e tyre Sali Berisha. Nuk gënjeu. Kështu do të ndodhë. Eshtë një gjë që dihet, ashtu sikundër dihej se kush do të zgjidhej sekretar i parë i në kongreset e PPSH-së. Deklarata e Berishës është provë, fakt se PD-ja mbetet e organizuar si pas parimit bolshevik partia=Lenini. Kur Berisha tha se PD-ja do të zgjedhë Berishën, në fakt ai deklaroi vullnetin e tij që është edhe vullneti i PD-së. Sepse Berisha=PD. Në këto kushte zgjedhjet në parti, kongreset dhe kuvendet, nuk janë gjë tjetër veçse lavatriçja demokratike e pastrimit dhe maskimit të autoritarizmit dhe autokratizmit që sundon në PD. Berisha deklaroi këto ditë se PD-ja ia detyron faktin që ka mbetur një parti e re rinisë. Por kur vjen puna te kryetari i PD-së, që ka 20 vjet që nuk ndërrohet, ky rregull nuk funksionon. Përse? Sepse Berisha si kryetar i partisë nuk është njeri i zakonshëm, por një gjysmëperëndi dhe prandaj, nuk mund të plaket e vjetrohet si kushdo tjetër. Për të koha nuk rrjedh, ai është akronil. Prandaj Berisha dhe PD-ja nuk marrin mundimin as ta trukojnë sundimin absolut të Berishës në PD. Madje, berishistët krenohen dhe e quajnë një formë sinqeriteti faktin që rizgjedhjen e Berishës në krye të PD-së e bëjnë fare pa kandidat, pa pasur nevojë që ta trukojnë me "lakror" apo me konkurrencë false sikundër ndodhi me rizgjedhjen e Edi Ramës në PS. Por kjo nuk është sinqeritet. Eshtë arrogancë. Eshtë një pushtet absolut autokratik që nuk ndien nevojën as të trukohet me "demokraci" apo "konkurrencë".
***
Në fund të fundit shihet qartë se Berisha ka një mbështetje absolute në PD. Nuk ka asnjë dyshim dhe as nevojë të provohet nga kamerat, se të 400 delegatët në Kuvendin e PD-së do votojnë 100 për qind për Berishën. A nuk është demokraci kjo? A nuk është në fund të fundit vetë partia, vetë masa e delegatëve të PD-së që zgjedhin me vullnet të lirë dhe demokratikisht Berishën? A nuk funksionon kështu demokracia? - argumentojnë mbrojtësit e kultit të Berishës në PD. Përgjigjja është e thjeshtë: Po është demokraci, por jo liberale, është demokraci bolshevike. Në një demokraci të tillë shumica, masa kanë pushtet të pakufizuar. Dhe është ky pushtet i pakufizuar i masave të verbuara nga dashuria për liderin mekanizmi që ka krijuar përherë diktatorët, liderët me pushtet të pakufizuar. Demokracia e vërtetë, ajo liberale dhe kushtetuese bën kujdes, nëpërmjet normave të sanksionuara demokratikisht, që parimi i shumicës të mos bjerë në kundërshtim me praktika, po aq jetike për demokracinë, sikundër është ndërrimi i liderëve dhe elitave. Masat mund të duan që një lider të qëndrojë gjithë jetën në krye të partisë, por mekanizmat e demokracisë liberale, që u tremben pushteteve të pakufizuara (edhe në kohë e jo vetëm në hapësirë) e detyrojnë të largohet. Ndryshe demokracia do të ishte arma më e mirë e diktatorëve dhe tiranëve për të përjetësuar pushtetin e tyre. Sot Partia Demokratike do të rizgjedhë për të nëntën herë në krye të saj Sali Berishën. Dhe do ta zgjedhë demokratikisht. E, megjithatë, ajo nuk është demokracia që i duhet Shqipërisë.