E.R.-në e rren mendja se për blofin e kutive apo për mot të keq do të rrëzohet qeveria!
Në vend të një pamfletiKy shkrim, që portretizon një hileqar, do të nisë me një ngjarje që i përket lashtësisë. Hisrorianët ia vënë në gojë Solonit, një gjyqtari që zgjidhte me drejtësi edhe proceset gjyqësore më të ndërlikuara. Dy gra kishin përfunduar në gjyq për një fëmijë. Secila mëtonte se ishte i saj. Provat e njërës dhe të tjetrës nuk e bindnin Solonin se e cilës ishte fëmijëa, me të vërtetë. Së fundi kryegjyqtari tha: - “Nuk po merret vesh se e kujt është fëmija. Vendosa: Do ta ndajmë mëdysh dhe secila të marrë pjesën e saj!”. Nëna e pavërtetë nuk foli. Ajo e vërteta tha me ngashërim: -“Mos e ndani. Fëmija është i saj!”. –Fëmija është jotja. Dhe e gëzofsh! Ty të dhimbset - tha Soloni.Kjo ngjarje ma çon mendimin tek Edvin Rama. Ky kërkon atë që s’i takon. Nuk e them unë. E thotë elita e PS-së. E thonë komisionerët e Edi Ramës. E thonë monitoruesit ndërkombëtarë. E thonë autoritetet më në zë të BE-së. Mendimi tërësor i cilëson zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009, si më të mirat që janë zhvilluar gjer tani. E. Ramës ia do puna që t’i qujë të manipuluara. Përndryshe do të duhej të jepte dorëheqjen e parevokueshme, siç kishte bërë parardhësi i tij në krye të PS-së. Këtu është thembra e Akilit për të mbytur në mënyrë të hekurt zërin e FMN-së, brenda radhëve. Këtu gjendet “domosdoshmëria” për të mos njohur parlamentin, duke ndaluar deputetët fitues të PS-së që të mos marrin pjesë në seancat e tij. Këtu mund të kërkohet bojkoti i kushtëzuar, si edhe protestat e rrugëve që janë gjithmonë e në shterje, vazhdimisht me pjesëmarrjen e detyruar të bashkive, gjithmonë të joshura me autobusët gratis dhe me lekët në dorë për pjesëmarrje (për këto thyerje normash demokratike, as që do t’ia dijë ky antidemokrat që flet për demokraci!).Ky qëndrim vetmitar i një njeriu kokëshkëmb e ka vënë në një udhëkryq pengues Shqipërinë. A ka menduar ndonjëherë ky njeri për vendin e tij? (Ilir Meta u shpreh se interesat e vendit mbizotërojnë mbi ato të partisë, duke e reformuar LSI-në sipas frymëzimeve që vinin nga Bashkimi Europian). Por Edvini kishte ikur në mërgim si i pabesueshëm në proceset e para demokratike, kur të majtë e të djathtë dëgjuan nga goja e aventurierit të çastit fjalët më të pista kundër diktaturës dhe diktatorit, të padëgjuara gjer atëherë nga auditori shqiptar. Ky kapadaí, i llastuar brenda mureve të bllokut të udhëheqësve kishte lëshuar, para se të ikte i zemëruar, fjalën e fundit të ndyrë édhe për Shqipërinë: “Shqipëri, të kam ....”. Foljen s’ka nevojë ta vëmë. është bërë e njohur, tashmë.Iku, pra, me bishtin nën shalë. Por na u kthye si ministër i Kulturës! I tërboi artistët, që u futën në grevë dhe u nxorën përdhunshëm, me dajak, nga greva. Pa na humbi edhe zgjedhjet e 2009-s për dhjetë arsye. Disa nga të cilat janë personalizimi i tyre, mungesa e një programi të partisë, shpërfillja dhe pabesia ndaj aleatëve të vegjël, megalomania që të ishte i vetmi fitimtar i së majtës; ulërimat retorike pa argumentime, me përsëritje gjer në monotoní, të fjalëve të njëjta. Thuhet (jo vetëm nga gojët e liga) se E.R,-s, nga përsëritjet në leksionet që u bënte fshatarëve sesi mbillet e si korret, iu shpif sëmundja e të folurit me vetveten. Në njërën nga kllapitë e këtyre sëmundjeve të reja të trurit, i sëmuri E. është dëgjuar të flasë, në euforinë e këtyre përmbytjeve të fundit: - “A nuk bëhet përmbytja e Noes? Bukuri! Na dashka Perëndia!” - “Mos e zër Zotin me gojë, o ti njeri që ke bërë pakt me djallin!”- sikur i erdhi një oshëtimë nga lart, nga qiejt...Njëri nga personat e huaj , një i vetëm, na paska thënë se numërimi i zgjedhjeve, në tri zona, qenka bërë keq dhe shumë keq! Të lumtë goja. Ja e vërteta... Por tani, këto ditë, Kryetari i Parlamentit Europian të BE-së, z. Jerzhi Busek, e cilësoi këtë bokjot, mender të kushtëzuar, “shumë të keq”. Njqëind personalitete të tjera ndërkombëtare janë pështirosur nga ky bojkot, - të cilit Ditmir Bushati u orvat t’ia ndërronte emrin, se vetë personi Boycott ishte turpëruar nga ky emër. Por Edvini, i kapluar nga një sindromë epileptike, që e bënte të harronte mësimet e tetëvjeçares së dikurshme se 1 < 100, ngarkoi jesmenët e tij lakenj, që të vinin në eficiencë fanfarat buçitëse të propagandës shterpe, se ja, është thënë edhe togfjalëshi keq ose shumë keq! Por a e kupton se shprehja është relative, përkundrejt asaj tjetrës, që është absolute: shumë keq?Na u bë si ajo ngjarja e vërtetë e arumunit me origjinë nga Voskopoja, xha Llambit, para Luftës II Botërore. Ia kishte vjedhur kaun një hajdut, të cilin policia e kohës e kishte zbuluar brenda muajit. Në gjyq iu dha e drejta xha Llambit dhe gjykata po llogariste vlerën e kaun, që kishte ngordhur. Por xha Llambi, nuk u kënaq: - Vuoi bou mini! (Mbase edhe jo saktësisht: “dua kaun unë”) Jep e merr kryetari i gjykatës, se kompensimi do të bëhej në mënyrën më të leverdisshme të mundshme për xha Llambin, plaku gjithmonë në të tijën: Vuoi bou mini! – O xha Llambi. Kau ngordhi! Tani merr lekët dhe kënaqu me shumën më të mirë, që të përket. Xha Llambi: - - - - (të njëjtën shprehje). Voskopojari që ma tregoi ngjarjen, më thoshte se kjo në atë kohë mbahej mend kur kërkohej e pamundura. – Edhe ajo hapja e kutive të votimit u bë si ajo voi bou mini e xha Llambit, - më thoshte, duke u zgërdhirë, ai që ma tregonte ngjarjen.Edhe ajo hapja e kutive ngordhi, si kau i xha Llambit. Por Edi kërkon të ngjallen së vdekurish kutitë, që kanë brenda këtë e atë!-Po sikur të hapen kutitë dhe të dalë ajo që kanë konfirmuar edhe komisionerët e PS-së? – i bëri pyetjen një socialisti si puna e Xha Llambit, njëri nga të katër-pesë vetat që pinin kafen në një klub. I pyeturi mbeti për disa çaste si i hetuar, pastaj tha:-Atëherë, mbyllet problemi dhe deputetët tanë shkojnë në parlament për të bërë betimin.-Ah, jo! Se gurguleja që u bë ishte tepër e madhe. Ne, nga anët tona, themi se u mbars mali e polli një mi! A do të jepte dorëheqjen Rama si kryetar partie, në këtë rast? Madjé edhe si kryetar bashkie, se del mashtrues i konfirmuar me që e dinte se ato kuti nuk i ka në dorë t’i hapë, tanimë, as Berisha, as Rama, as kushdo tjetër. Dikur rishqyrtimet e kutive ishin prerogativa të KZAZ-së, KQZ-së dhe KLD-së, e cila e kishte dhënë verdiktin e saj, në pajtim me vendimet e dy të parave. Rama është mashtrues se e di që bën blof me të pamundurën; e di se bie ndesh me kodin zgjedhor, në të cilin ka vënë firmën e vet! Tani nuk lë rast pa gjurmuar që dorëheqjen që i kërkon elita e partisë së tij, sipas nenit 28 të statusit të PS-së, ta transplantojë te qeveria legjitime, që doli nga zgjedhjet e lira të 28 qershorit të vitit 2009. Paçka se, me një hipokrizi të mbuluar keq, ka deklaruar se hapja e kutive nuk synon ndryshim mandatesh. Por përgënjeshtron vetveten, ama, kur orë e çast kërkon dorëheqjen e kryetarit të ekzekutivit. * * *Tani le të vijmë te moti i keq. Pasi u thek mirë e mirë në plazhet e ngrohta të Arabisë, të Egjiptit e të Tailandës, me shpurën e tij të zgjedhur me eurot që rridhnin “rrëkajë”, në aeroplanin special të kthimit, njëra nga ato të skortës së tij se ku kishte psonisur një foto të një reviste, që paraqiste një përmbytjeje të jashtëzakonshme të Monzambikut. E mori këtë fotografi, e cila u publikua në një gazetë shqiptare (të blerë prej tij), duke e vënë pa diçiturë, që të dukej si përmbytje e rrethinave të Shkodrës, në përpjesëtime të shumëfishuara! Këto montazhe fotografike të falsifikuara që në kohën e Enver Hoxhës, i kishte bërë inde të indeve të tij E.R.-a, për t’i pasur si “argument” të propagandës së tij retorike, në denigrimin e “armiqve”. Dhe s’kishte gjë më neveritëse sesa kur jepte këshilla mirëbërësie për kompensime me lekë në dorë, kur ende ishte kapluar nga kujtesa eksituese e vendeve ekzotike të Sharm El Sheikut, Dubait dhe të Bankokut, në kohën kur qeveritarët tanë kishin veshur fanellat dhe xhupat, për të qenë pranë përpjekjeve mbinjerëzore që të mos ketë asnjë viktimë, në një kataklizmë kohore të pangjarë prej njëqind vitesh! Këto përpjekje janë të pakrahasueshme me atë tragjedinë e 9 janarit, kur u mbytën 28 veta nga moskokëçarja e qeverisjes majtiste të kohës. Fatkeqësia ndodhi vetëm disa milje pranë Karaburunit. Si është e mundur që alarmi me celularë nga gomonet u dha që në orën 21 të mbrëmjes dhe motovedetat e policisë dhe vetë organet e rendit gjetën në orën 9 të mëngjesit të ditës së nesërme, vetëm 8 të gjallë. 28 veta i kishin përlarë dallgët e detit. Ishin të rinj e të reja, madje edhe fëmijë.Kryetari i shoqatës “9 janari” në Shkodër, Nikollë Mhilli, kërkon që të vihen në bankën e akuzës përgjegjësit e humbjes së jetës të 28 viktimave, që mund të shpëtoheshin lehtësisht, nëse motovedetat e kufirit dhe forcat e rendit nuk do të vonohedhin 12 orë, që nga koha kur motori i gomones pësoi defekt. Kur flitet për shpëtimin e jetëve njerëzore, duhet të jemi të sinqertë. Në një gjendje apokaliptike, si ajo e kësaj përmbytjeje si ajo e tanishmja, po bëhet gjithçka që të mos kemi asnjë viktimë. Ndërsa më 9 janarin e gjashtë viteve më parë, u lanë të mbyteshin 28 persona. Megjithatë, nuk u kërkua dorëheqja e qeverisë!...