E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapërcehet e keqja, vjen koha për skemën e rehabilitimit

Kryeministri Sali Berisha drejtoi dje në Shkodër një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar. Pas statistikave që vijnë nga Kaskada e Drinit, kuptohet se e keqja është kapërcyer, por kryeministri deklaron detajimin e një plani madhor për rehabilitimin e zonave të përmbytura në Ultësirën e ShkodrësSituata e emergjencës civile në qarkun e Shkodrës ka bërë që dje, për herë të parë Këshilli i Ministrave të zhvillojë atje mbledhjen e radhës, për t’u fokusuar në angazhimin konkret dhe miratimin e vendimeve që do të minimizojnë menjëherë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet natyrore.Kreu i ekzekutivit Sali Berisha theksoi menjëherë në minutat e para të mbledhjes se rendi i ditës është situata e krijuar në këtë qark, dhe miratimi i planit të masave, i cili do të bëjë të mundur ndërhyrjen shtetërore në këto zonat dhe më pas miratimin e planeve afatgjata për të evituar në të ardhmen situata të tilla problematike. Në këtë aspekt, kryeministri Berisha ka renditur një sërë vendimesh që siç theksoi ai, nuk do të krijojnë më përmbytje në asnjë zonë të vendit. Kreu i qeverisë u shpreh se do realizohet një tender ndërkombëtar për thellimin e lumit Buna dhe shndërrimin e saj në të lundrueshëm. Berisha kërkoi nga çdo Ministri projekte konkrete për rehabilitimin e zonës duke filluar nga forcimi i argjinaturës e deri te thellimi i shtratit të lumit Buna.“E keqja tashmë ka kaluar. Situata e përmbytjeve u përballua me sukses të plotë nga të gjitha institucionet në vend, por nuk duhet t’i lejojmë më në të ardhmen. Duhet të realizohet sa më parë një tender ndërkombëtar për thellimin e Bunës dhe shndërrimin e saj në të lundrueshëm si një shekull më parë. Kjo vepër do mbrojë Shkodrën nga motet e mëdha, por edhe do të krijojë mundësinë e një prej udhëtimeve më të bukura turistike”, u shpreh Berisha.Po ashtu, kreu i qeverisë ka kërkuar studimin e argjinaturave dhe të gjendjes së tyre, në zonat si Ana e Malit apo Obot.Shefi i ekzekutivit ka kërkuar një studim urbanistik në mënyrë që të mos ndërtohet më në zonat ku rreziku është tepër i madh.Gjithashtu, Berisha deklaroi se derdhja e ujërave në veri është bërë me paralajmërim të plotë.“Lëshimi i ujërave është bërë me paralajmërimin e plotë të banorëve. Një përmbytje e menjëhershme mund të ishte katastrofike për jetën e njerëzve”, tha kryeministri.Berisha ka theksuar edhe njëherë se shkak i përmbytjeve në veri kanë qenë reshjet e mëdha. Në këtë drejtim, Berisha vlerësoi menaxhimin e digave si të shkëlqyer.“Shkak i përmbytjeve kanë qenë reshjet, që u cilësuan si të shkallës së dytë. Kjo është një ngjarje që ndodh një herë në 100 vjet”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare.Kryeministri Berisha garantoi edhe njëherë të gjithë banorët e prekur se qeveria do të dëmshpërblejë të gjithë qytetarët që përjetuan këtë fatkeqësi natyrore.“Askënd të mos e mundojë dhimbja e mallit të dëmtuar, sepse do e kompensojmë atë një më një”, siguroi Berisha.Kryeministri cilësoi operacionin e shpëtimit të zhvilluar në zonat e përmbytura në veri të vendit, si më të madhin të kryer ndonjëherë, që bëri të mundur atë që është më e rëndësishme, shpëtimin e jetës njerëzore.Kryeministri tha se situata në veri është një sfidë, së cilës do i jepet zgjidhja më e mirë.Berisha ka falënderuar ministrat, anëtarët e qeverisë, krerët e komunave, anëtarët e Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit për ndihmën dhe efiçencën e dhënë në mbështetje të banorëve.Gjithashtu, Berisha iu kundërpërgjigj edhe akuzave të opozitës për keqmenaxhim të situatës, duke shtuar se deklaratat e opozitës janë një papërgjegjshmëri e plotë dhe të mbushura me dokrra.Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shkodër, u konsiderua edhe si një dëshmi e solidaritet dhe vendosmërisë së Qeverisë për të mbështetur zonat e përmbytura në mënyrën më të fuqishme. Që në ditët e para të 2010-ës, kur u shpall gjendja e emergjencës në veri të vendit, anëtarë të kabinetit qeverisë, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, por edhe vetë shefi i ekzekutivit Sali Berisha, u gjendën pranë banorëve, për të kapërcyer me sukses dhe pa kosto çdo moment të vështirë dhe të rrezikshëm.Ministrat e kabinetit që njëherazi janë edhe anëtarë të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, janë prej ditësh të tëra në Shkodër, nga ku udhëheqin të gjitha operacionet për evakuimin dhe shpërndarjen e ndihmave për banorët.Edhe gjatë ditës së djeshme, ministrat, anëtarë të Komitetit Ndërministror ndoqën përsëri në terren ecurinë e operacioneve për evakuimin, shpërndarjen e ndihmave dhe veprimet e tjera për normalizimin e situatës.Në këtë drejtim, ministri i Brendshëm Lulzim Basha inspektoi kryerjen e operacioneve në Dajç dhe Velipojë, Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi inspekton Bushatin ndërsa Ministri i Bujqësisë Genc Ruli inspekton në Komunën Gur i Zi.Shpërndarja e ndihmave dhe operacionet e tjera po kryhen sipas planit të parashikuar në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›