“Liberalizimi i vizave, me rëndësi madhore si për Shqipërinë ashtu edhe për Evropën”

Kreu i Senatit belg Armand De Decker garanton kryeparlamentaren Jozefina TopalliLiberalizimi i vizave për Shqipërinë është një proces shumë i rëndësishëm ashtu sikundër dhe për vetë Europën. Kështu është shprehur gjatë vizitës me kryeparlmentaren Topalli, Armand De Decker, kreu i Senatit të Mbretërisë belge , vend i cili merr Presidencën e radhës së BE-së, në korrik të vitit 2010. Dy zyrtarët e lartë gjatë takimit janë ndalur dhe tek përgatitja që Shqipëria po bën për statusin e vendit kandidat, për të cilin zonja Topalli tha se deri më tani është plotësuar mbi 90 për qind e përgjigjeve të pyetësorit dhe është bërë leximi i parë i tyre. “Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën si e tërë”, u shpreh ai. De Decker vlerësoi përkushtimin e qeverisë në realizimin e standardeve për përfitimin e lëvizjes së lirë dhe u shpreh se hyrja në “Schengen” do të realizohet brenda periudhës kohore të premtuar që është vera e 2010-ës. Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh se mbështetja e institucioneve belge është një oportun madhor në rrugën e proceseve të integrimit. “Duke qenë se Belgjika do të jetë vendi i presidencës së BE -së, angazhimi dhe mbështetja e institucioneve belge është shumë e rëndësishëm. Në vijim të vizitës së saj në Belgjikë, Kryetarja e Kuvendit u takua dhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve. Në qendër të bashkëbisedimeve që zonja Topalli pati si me Deuel ashtu dhe Kryetarin e Senatit të Mbretërisë Armand De Decker ishte dhe situata e përmbytjeve në veri të vendit. Kryeparlamentarja Topalli falënderoi për ndihëm e dhënë deri tani nga Belgjika dhe kërkoi vijimin e kësaj mbështetjeje deri në kapërcimin e situatës. Homologu i saj belg e siguroi zonjën Topalli për angazhimin e tij personal në ndihmë të Shqipërisë, në këtë situatë....