E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kryetari i PS-së Edi Rama, përdori përmbytjet për interesat e tij personale”

Parlamenti Evropian akuza të ashpra opozitës. Reagojnë europarlamentarët Doris Pack dhe Eduard Kukan Qeveria bëri një punë të shkëlqyer dhe menaxhoi me sukses të plotë situatën e shkaktuar nga përmbytjet në veri të Shqipërisë. Ky ka qenë vlerësimi i Parlamentit Evropian, për situatën problematike me të cilën po përballet vendi në këto ditë të para të 2010-ës. Përpos vlerësimeve për qeverinë dhe punën e çmuar që po bëhet në drejtim të sigurimit të jetëve njerëzore dhe minimizimin e dëmeve, Parlamenti Evropian, gjithashtu, i bën thirrje të gjithë socialistëve në Shqipëri që, të braktisin menjëherë politikën personale të Edi Ramës, pasi është duke përdorur Shqipërinë, për interesa të ngushta. Këtë konstatim ka dhënë europarlamentarja Doris Pack dhe kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan. Pack vlerëson punën e qeverisë shqiptare në menaxhimin e suksesshëm të përmbytjeve në veri të vendit, ndërsa kritikon rreptësisht qëndrimin e opozitës duke hedhur akuza të rënda që nuk është hera e parë që dëgjohen se Edi Rama përdori situatën e përmbytjeve për interesa të rëndomta personale. “Më kujtohen përmbytjet në Gjermani disa vjet më parë. Këto janë gjëra që ndodhin radhë. Si rrjedhim, mund t’ju them, se janë dy gjëra të ndryshme të jesh i përgatitur për këtë dhe të menaxhosh situatën. Parë nga jashtë, menaxhimi i qeverisë shqiptare ka bërë atë që duhej dhe unë mundem veç t’i përgëzoj për punën që kanë bërë ushtria, qeveria për organizimin e operacioneve dhe aktorët e tjerë në terren. Nuk mendoj, se Edi Rama se ka mësuar mësimin, pasi ai po përdor edhe përmbytjet për diskutime partiake, siç e lexoj edhe në shtyp. është e turpshme, pasi kur kujtoj përmbytjet e mëdha në Gjermani, të gjithë forcat politike u bashkuan dhe nuk akuzonte qeverinë s’ka bërë këtë apo atë. Kjo është një situatë, ku shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar”, u shpreh europarlamentarja Pack. Përfaqësuesja e lartë e Parlamentit Evropian, Doris Pack vuri në dukje se një opozitë që bën politikë rrugëve nuk bën gjë tjetër veçse përcjell një imazh tejet negativ për vendin. “Një opozitë që rri në rrugë dhe nuk luan rolin e saj në parlament, përçon një imazh negativ për Shqipërinë, jo vetëm për partinë socialiste. Ata po e përdorin Shqipërinë për interesa të tyre shumë private. I takon Partisë Socialiste, që të kuptojë, se gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu”, deklaroi më tej, europarlamentarja Pack. Ndërkaq edhe kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ka dënuar bojkotin e opozitës shqiptare në parlament. “Bojkoti i opozitës është vërtet një shqetësim serioz. Përfundimisht po, pasi në një vend ka një situatë normale demokratike, ka vend për opozitën për të luajtur rolin e saj demokratik. Fakti, që ata nuk po marrin pjesë në punimet e Kuvendit, është diçka e keqe për vendin. Mendoj se ata duhet ta rishohin qëndrimin e tyre dhe shoqëria të funksionojë siç duhet”, u shpreh Kukan....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›