Qytetarët përbuzin kutinë e ndihmave të Edi Ramës, i refuzohet edhe darovitja prej 5 mijë lekësh

Edvin Rama paguan 5 mijë lekë qytetarët e Tiranës që të pozojnë para kutive të tij të “ndihmës” për familjet në nevojë në qarkun e Shkodrës, pavarësisht se fondet s’merren vesh ku shkojnë, përveçse tek kasnecët e kryesocialistit. Në krye të operacionit për darovitje, ka qenë një këshilltare e Ramës, por qytetarët e kanë refuzuar me përbuzje “ofertën” e socialistëve. I tërbuar nga dështimi, Rama urdhëroi edhe bojotimin e Këshillit Bashkiak, të thirrur për të mbledhur ndihma për familjet shkodraneKa dështuar dje paradite operacioni i Edi Ramës për të mbledhur qytetarë me pagesë para kutive të stisura tek bashkia e Tiranës, që t’i paraqiste ata si mbështetje masive qytetare ndaj politikave të tij që gjoja ndihmojnë familjet e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës. Edi Rama pas këshillimeve me bashkëpunëtorë të tij të afërt, ka stisur dje para bashkisë së Tiranës disa kuti jotransparente ndihmash që gjoja i donte për familjet fatkeqe në Shkodër. Ai nëpërmjet njerëzve të tij paguante nën dorë qytetarë në mënyrë që këta të pranonin të pozonin për të, para kutive të ndihmave. Nuk kanë qenë më shumë se tre njerëz të pasqyruar në imazhet mediatike dhe këta janë paguar me 5 mijë lekë që të luanin rolin e radhës të solidarizimit fals me gjoja nismën e kreut të bashkisë, Rama. Në fakt ngjarja që ka tronditur kalimtarët e rastit ka pasur të bënte me faktin se një prej këshilltareve të tij aktuale në bashki dhe ish zëvendësministre financash në kohën e qeverisjes së PS-së, e njohur për pjesëmarrjen e saj të paparë nëpër borde me pagesë, paguante me para nën dorë njerëzit që këta të fundit të pranonin të dilnin para kamerave sikur mblidhnin apo jepnin ndihma për familjet e përmbytura. Këshilltarja socialiste duket qartë edhe në pamjet fotografike që janë shpërndarë në të gjithë median shqiptare. Sipas dëshmitarëve okularë pagesat e rastit shkonin deri në 5 mijë lekë të vjetra për çdo pozim, por pavarësisht kësaj, vështirësia reale e Kryetarit Rama nuk ka marrë fund pasi me përbuzje qytetarët e Tiranës kanë refuzuar të bëhen pjesë e lojës së tij. Askush nuk e di dhe nuk ka monitoruar kutitë e Edvinit për shumën e parave të mbledhura dhe mostrasnparenca që shoqëroi gjithë farsën e tij vazhdoi edhe në orët e mbrëmjes. Se sa shumë dëshiron Edi Rama të kontribuojë për Shkodrën, e cila masivisht e ka refuzuar atë në kohë të thatë e të lagësht duket nga vullneti i këshilltarëve socialistë që nuk u paraqitën në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga këshilltarët demokratë për të vendosur strategji të plotë dhe transparente për të ndihmuar familjet në nevojë në Qarkun e Shkodrës. Strategjia e tij sa për sy e faqe u rrëzua vetvetiu dje para shkallëve të bashkisë së tij duke dëshmuar se dhëmbët e rinj të Ramës kërkojnë të kafshojnë pas shpine veriun e vendit, shoqërinë shqiptare, qetësinë e të ardhmen e Shqipërisë.Rama në dëshpërimin e tij të madh është përpjekur të rekrutojë shqiptarët me para në dorë që ata të bëhen pjesë e turpit dhe imoralitetit që e karakterizon. Ai dhe vetëm ai mund të stisë në mëngjes kutitë e “ndihmës” dhe në darkë të urdhërojë këshilltarët e majmur që nën petkun e pushtetit dhe verbërisë njerëzore refuzojnë të mblidhen, që në mënyrë legale ndihmat e qytetarëve të Tiranës të dërgohen pranë nevojtarëve. Solidariteti fals i Ramës me oraret qesharake të qëndrimit të kutive në shesh sikur nevojat e shkodranëve të ishin si të punonjësve të bashkisë (ora 8 me 16 të pasdrekes u vendos që kutitë të qëndrojnë te bashkia) u çngjyros tërësisht. Falsiteti i kreut të PS-së është klithës dhe i pacipë pasi tashmë ai përbuzet nga të gjithë pa paragjykim politik e partiak. Edi Rama është njeriu që do të duket sikur mbledh ndihma për nevojtarët në veri të vendit, por në të vërtetë ai dëshmoi dje se ka stisur një ushtri të tërë nëpunësish, një mori punonjësish dhe punonjësesh të shërbimeve të veta sociale, njësitë bashkiake dhe mercenarë nga komuniteti i fansave të tij për të penguar në të gjithë format dhe në të gjitha rrugët, shpresën kombëtare që ajo të mos mbërrijë tek çdo familje në nevojë. Në mes të kësaj pragkatastrofe humanitare, mesazhi i tij është ai i trishtimit pa fund që ka mbërthyer prej kohësh partinë dhe bashkinë e tij. Veçse dëshpërimi i tij i pafund nuk mund të lidhet me fatet e vendit....