E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Musa Skures familja hap dyert mortit

Janë shokët e Musa Skurajt, por nuk kanë ardhur për ta thirrur në aksionin e radhës policor siç bënë të djelën e kaluar.

Janë këtu t’u shprehin ngushëllimet dhe mbështetjen familjes për humbjen e madhe.

Për vëllanë lajmi ka ardhur në momentin kur ata po besonin se gjëndja e Musa Skurës po përmirësohej në spitalin Italian

Pavarësisht dhimbjes së madhe, Avni Skuraj gjen rastin të falenderojë të gjithë ata që i mbështetën dhe u përpoqën ta ndihmonin për ta shpëtuar nga vdekja

Ndihma nuk do i mungojë kësaj familjeje. Garancia jepet nga Drejtori i Përgjithshëm Burgaj.

Trupi i pajetë i shefit të krimeve të Matit, baba i 3 fëmijëve, pritet të mbërrijë në Shqipëri të enjten.

Policia e Shtetit ka propozuar shpalljen dëshmor të oficerit Musa Skuraj, i cili ndërroi jetë nga plagët me armë zjarri që i mori gjatë operacionit në Suç të Matit, për arrestimin e disa të dyshuarve që në kuadër të një bande kriminale kryenin grabitje në zonë dhe shitblerje municionesh në sasira të mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›