UET nderon Nobelistin per Paqen Muhammad Yunus

Universiteti Europian i Tiranës i ka akorduar Nobelistit për Paqen, Muhammad Yunus, titullin Doctor Honoris Causa, me motivacionin: “Për themelimin dhe zhvillimin e institucionit të mikrokredisë, për aktivitetin dhe kontributin e çmuar në favor të bizneseve sociale, rritjes së përgjegjësisë sociale në botë, reduktimin e varfërisë dhe nxitjen e zhvillimit, duke sensibilizuar dhe motivuar shoqëritë kudo, në drejtim të zgjerimit të biznesit social”.
Pas marrjes së titullit, Nobelisti për Paqen Muhammad Yunus, shprehu falenderimet e tij në adresë të UET. Ai tha se ndihet i privilegjuar nga nderi që i bëhej. Në fjalën e tij, zoti Yunus evidentoi rolin e rëndësishëm që kanë universitetet në formimin dhe zhvillimin e njeriut.