ERE: Energjia e elektrike, e mjaftueshme per qytetaret Eglantina Nasi
Qytetaret shqiptare do te furnizohen ne menyre optimale me energji elektrike deri ne fund te vitit. Nje garanci e tille mberrin nga vete institucioni i Entit Rregullator te Energjise (ERE), referuar pikerisht sigurise qe i kane dhene atij Koorporata Elektro-Energjetike, si edhe kompania e shperndarjes se energjise, CEZ, per plotesimin e nevoja te konsumatoreve me energji. Keshtu, gjate nje prononcimi te tij per mediat, drejtori juridik prane ERE-se, ka konfirmuar se KESH dhe CEZ, e kane siguruar kete institucion se mund t’i plotesojne nevojat e konsumatoreve me energji elektrike. “KESH-i garanton plotesimin e kontrates qe ka ne furnizimin e konsumatoreve per mbulimin e humbjeve dhe keshtu qe garantohet furnizimi me energji elektrike", ka pohuar ai per “AS”. E ne kete kuader, ka shtuar gjithashtu edhe faktin se ndihme per kete situate pozitive deri ne fund te vitit, per furnizimin e duhur me energji elektrike ndaj qytetareve eshte edhe ajo ne kaskaden e Drinit, te cilen ai e konsideroi si premtuese. "Situata hidrike eshte nje situate e raportuar nga Koorporata Eelektro-energjitike shqiptare, ne nivelin tek 283 metra. Nje nivel historik ky per muajin shtator” , vleresoi me tej, drejtori juridik i Entit Rregullator te Energjise (ERE), lidhur me sqarimin e situates konkrete energjetike ne vendin tone.
Kujtojme sakaq, se muajt e vjeshtes pritet te shoqerohen me reshje, nje fakt ndihmes ky qe stimulon permiresimin e metejshem te situates hidrike ne vend. Teksa niveli aktual i hidrocentralit te Fierzes eshte 283 metra. Dhe kur nga ana e eksponenteve te ndryshem te opozites gjate viteve te fundit, jemi mesuar te degjojme ankesa per sektorin e energjise. Nderkaq, duke iu referuar problematikes se matjes se energjise se konsumuar, perfaqesuesi i ERE-se, gjate deklarates se tij per media, ka sqaruar se nga ana e saj, kompania “CEZ Shperndarje” ka raportuar prane ketij institucioni se ceshtja e vendosjes se matesave te energjise eshte drejt zgjidhjes dhe se vetem nje numer i vogel konsumatoresh nuk jane pajisur me to, teksa procesi ende vijon. "Kjo kompani ka marre te gjitha masat qe matesat e energjise te jene funksionale dhe sistemi i matjes te jete i pacenuar”, u shpreh Eduard Elezi, mes te tjerash lidhur me nje fakt te tille. Duke perfunduar deklaraten e tij per mediat edhe me permendjen e faktit tjeter se “asnje nga kompanite e energjise, KESH, CEZ dhe OST nuk kane aplikuar prane Entit Rregullator te Energjise per rritje te re te cmimit te energjise elektrike. “Nuk kemi kerkesa nga kompanite te cilat operojne ne tregun e rregulluar ne lidhje me tarifa apo per cmimin e energjise elektrike", tha ai.
Fierza ne renie, ndikon thatesira
Prurjet aktuale te ujerave ne liqenin e Fierzes, paraqiten en renie, dhe kjo per shkak te thatesires se ketij sezoni. Ne shifra konkrete, niveli i ketij liqeni eshte 283 metra, nderkohe qe ai ka nje nivel maksimal prej 296 metrash. Por gjithsesi, pritet qe me sezonin e vjeshtes te kete natyrshem me shume reshje dhe kesisoj, niveli i ketij liqeni te rritet edhe me shume. Kujtojme sakaq, se eshte pikerisht ky liqen qe ndikon edhe ne nivelet e kaskades se Komanit apo dhe te Vaut te Dejes.