E Diel, 1 Nëntor 2026

Kornelia, vajza qe jeton me 9 mace dhe nje qen Eljona Ballhysa



Ajo mendon se kafshet jane antistres dhe ndan nje dashuri te pamase per to, aq sa thote se nuk di te beje dallimin nese eshte mace, qen, qingj, lepur apo cfaredolloj kafshe tjeter. Kornelia Kokona ndan nje pasion te vecante per kafshet. Kjo eshte edhe arsyeja qe ajo ka zgjedhur te jetoje me jo pak, por me 10 kafshe, 9 mace e nje qen. Kornelia tregon se kjo dashuri e vecante ka lindur qe ne femijeri, kur njohu qenin e pare Bulinen me te cilin u miqesua aq shume, saqe fillonte te ndante ushqimin e saj te perditshem. Ndersa tani qe eshte rreth te 20-va Kornelia perpiqet me c’te mundet qe te ndihmoje kafshet ne nevoje. Per kete arsye ajo ka hapur dhe nje profil ne facebook ku here pahere ben njoftime per te kerkuar familje adoptuese per kafshe te ndryshem. Jane te shumta rastet kur ajo vete ka kapur qen rrugesh dhe i ka sterilizuar dhe mjekuar ne klinika te ndryshme. Kornelia tregon se nuk eshte aspak e lehte, por nese ndjen dashuri per kafshet te gjithe duke bere sado pak, mund te gjejne nje menyre per t’i ardhur ne ndihme atyre.

Kornelia c’eshte ky pasion per kafshet, si ju ka lindur?

Ky eshte nje ato pasionet qe lind bashke me njeriun. Nje nga ato pasione qe nese te pelqen ta besh, e ben me guxim, me siguri dhe pa u ndikuar se cfare te tjeret thone per ty. Parimi qe gjithmone kam patur ne jete eshte se nese te pelqen dicka qe nuk demton te tjeret, beje: keshtu ti do te jesh e lumtur me veten dhe e kenaqur me rezultatin tend. Ne femijerine time, ne kopsht, nje qenushe qe ne femijet e kishim pagezuar me emrin Bulina, vinte pothuaj perdite per te gjetur ndonje cope buke te hedhur nga kuzhinieret. Pjesa me e madhe e femijeve ishin kurioze ta preknin, ta perkedhelnin, te tjere ta bezdisnin, ndersa une kisha nje lidhje te vecante me te. Cdo dreke, pasi une dhe te gjithe femijet mbaronin se ngreni, perpara se te coja pjaten time ne kuzhine, kaloja nga oborri, hidhja nje sy, dhe gjysma e pjates sime e drekes shkonte tek stomaku i Bulines se dashur! Ne fillim te klases se pare fillore, une isha tashme nje eksperte e vogel e qenve dhe maceve. Nese shihja nje qen (apo mace) ne rruge, do ta perkedhelja, pastaj do vazhdoja rrugen time perpara.

Kujdeseni vetem per macet apo edhe per kafshe te tjera?

Per mua, kafshet jane te gjitha njesoj. Une nuk mundem te bej dot direfencen mes qenit apo qingjit, maces apo lepurit, kalit, gomarit, zogjve, kafsheve te egra e te gjithave me radhe. Te gjitha kane shpirt, ndjejne dhimbje, vuajne njelloj, marrin fryme, shohin, degjojne, ushqehen, semuren etj. Por me mundesite dhe sakrificat e mia, kujdesem per macet dhe qente.

Sa kafshe keni ju aktualisht per te cilet kujdeseni?

Aktualisht nen "pronen time" kam nje qen (Zikon), te shpetuar nje vit me pare nga rruga, pasi dikush ne lagje e helmoi, bashke me 9 mace. Te gjitha macet jane te shpetuara nga rruga, 8 prej tyre i rrita qe te vogla, me shpresen se do gjenin familje adoptuese, por nuk paten fat. Qe prej asaj kohe, ato jetojne prane meje dhe nen kujdesin tim. Asnjehere nuk kam dashur t’i privoj dhe nga jeta e tyre gjuetare apo e pavarur, ndaj tashme u kam lejuar te jetojne edhe ne oborrin e fqinjit tim nje kat me poshte, pervec se ne shtepi. Eshte nje zone teresisht e siguruar, ku nuk ka rrezik aksidentesh me makina. Pervec tyre, jashte me presin dhe dy qente e lagjes, Cupi dhe Blondi, nene e bir. Mamane e sterilizova ne shtator te vitit 2012, ndersa Blondi me ne fund arriti te rifitoje besimin tek njerezit. Kur ishte kelysh, u semur nga zgjebja dhe te gjithe njerezit e largonin, madje e dhunonin qe ai te largohej nga lagjja. Me shume veshtiresi, arrita ta bllokoja ne nje qoshe per ta kapur dhe per t'i bere kuren kundra zgjebes. Pas disa muajsh, Blondi filloi te permiresohej, filloi te krijoje besim tek njerezit dhe tashme eshte bere nje kapo i vertete. Te tjere jane disa nga qente e fakultetit ku studioj, te cileve, ne pamundesi per t’u gjetur nje strehe, i ushqej te pakten nje here ne dite.

Si eshte te jetosh me kafshet ne shtepi, apo dhe jashte saj?

Te jetosh me kafshet eshte gjeja me e embel qe mund te imagjinosh. Merr gjithe dashurine prej tyre pa gje tjeter ne kembim. Jane antistres, te bejne te qeshesh kur nuk ke deshire, te ngushellojne me veshtrimet e tyre te sinqerta, te shoqerojne pa lodhje ne cdo cep dhe behen "bashkevuajtes" ne momente te vecanta. Kjo gje me ka ndodhur vecanerisht me qente: per te vetmen arsye sepse jane me te kuptueshem dhe me te bindur.

Personat tuaj te afert cfare mendojne per kete pasion tuajin, a ju mbeshtesin?

Duke folur per kete pjese, mund te them se personat e mi me te afert kane filluar te me mbeshtesin akoma me teper ne kete drejtim. Edhe pse ndonjehere u duket e tepruar vemendja qe u kushtoj kafsheve. Prinderit kane ndryshuar shume qe nga momenti qe qeni i lagjes sone u be pjestari yne tjeter ne familje. Kemi shume momente te hareshme kur qeshim me lot nga lojerat qe Ziko na ben vetem e vetem qe ne te kenaqemi me te. Po, jane vertet nje antistres!

Te kujdesesh per 9 mace kushton nga ana ekonomike, si ia dilni?

Te kujdesesh per 9 mace kushton vertet ekonomikisht, por te llogarisesh kenaqesine qe merr prej tyre kur i sheh te shendetshme dhe prane teje, eshte nje mrekulli, nuk ka cmim. Megjithate, per to une sakrifikoj shpenzimet e kota, si kafet, apo qofte edhe “shopping-un". Pervec kesaj, ne ndihme te kafsheve te tjera te rruges per te cilat kujdesem perkohesisht dhe me pas u gjej familje adoptuese, pikturoj dhe shes pikturat e mia ne kembim te lekeve qe i shpenzoj per kafshet. Pa harruar, qe mes shume miqve te mi kafshe-dashes qe kam, pjesa me e madhe me ndihmojne here pas here duke paguar hotelerine e ndonje qenushi ne klinike, operimin apo ushqimin.

Si eshte historia e kafsheve, ku i gjeni?

Te gjitha keto kafshe, qen apo mace, merren nga rruga dhe per to kam krijuar nje faqe ne facebook me emrin "Kafshe per Adoptim / Animals for Adoption (ALBANIA)", duke u dhene mundesi jo vetem kafsheve qe kujdesem perkohesisht por edhe te personave te tjere qe kerkojne ndihma te ndryshme per rastet e tyre te shpetimit te kafsheve.

A lidheni shume emocionalisht pas kafsheve dhe si e perjetoni ndarjen prej tyre?

Kafshet me kane mesuar te jem me e ndjeshme. Nuk arrij dot ta shpjegoj dashurine dhe kenaqesine qe nje kafshe me jep, qofte dhe kur eshte duke me veshtruar ne sy. Jane pikerisht ata sy qe te bejne te dashurohesh pas tyre, pas hijeshise se karakterit dhe sinqeritetit te tyre. Ndarjen me to, nuk dua as ta imagjinoj.. eshte nje gje shume e dhimbshme per mua.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›